☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.83 ▲0.29%
ARI 4,165 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,890 ▼ -0.9% ETH $2,407 ▼ -0.79% XRP $1.3015 ▼ -0.77% SOL $105.0400 ▼ -0.38%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.83 ▲0.29 % ARI 4,165 ▲0.11 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.83 ▲0.29 % ARI 4,165 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Arte

“Zëri im ka vend”, një shfaqje që vendos në qendër fëmijët dhe përcjell mesazhe në teatrin Metropol

“Zëri im ka vend” një produksion artistik, që vendos në qendër botën emocionale të fëmijëve dhe të drejtën e tyre për t’u dëgjuar. Përmes një gjuhe skenike bashkëkohore, që ndërthur teatrin, lëvizjen, muzikën dhe elementët simbolikë, shfaqja në teatrin Metropol në Tiranë fton publikun në një udhëtim të thellë reflektimi mbi vendin që zëri i fëmijëve zë në familje, në shkollë dhe në shoqëri.

“Në skenë ngrihen pyetje që shpesh mbeten pa përgjigje: A i dëgjojmë vërtet fëmijët? A u japim atyre hapësirën për të shprehur mendimet, emocionet dhe ëndrrat e tyre? A i kuptojmë kur ata kërkojnë të flasin?”, thuhet në njoftimin rreth shfaqjes. “Zëri im ka vend” sjell histori, ndjenja dhe situata me të cilat fëmijët përballen çdo ditë. Përmes personazheve dhe momenteve skenike, publiku përballet me tema universale si vetëbesimi, pranimi, respekti, empatia, komunikimi dhe rëndësia e ndërtimit të marrëdhënieve të shëndetshme me njëri-tjetrin. Në këtë shfaqje, fëmijët nuk janë thjesht interpretues. Ata janë bartës të një mesazhi të fuqishëm shoqëror. Çdo skenë, çdo fjalë dhe çdo veprim artistik bëhet një mënyrë për të kujtuar se fëmijët nuk janë vetëm e ardhmja, por janë pjesë aktive e së tashmes dhe meritojnë të dëgjohen sot.

Shfaqja është rezultat i një pune të gjatë artistike dhe edukative, ku fëmijët kanë zhvilluar jo vetëm aftësitë e tyre skenike, por edhe guximin për të shprehur mendimet dhe emocionet e tyre në mënyrë të lirë dhe krijuese. Producente Najada Elmazi, regjia Kleard Gërmeji, koreografe Semela Skënderasi, kostumografi dhe skenografi Suada Sulaj. Aktorë Irsa Vila, Marvin Aliaj, Mia Gega, Dion Llusku, Amar Troqe, Nerlis Kurti, Morajs Mustafa, Loris Mustafa, Arlo Muça, ku në skenë do të jenë dhe balerina. Projekti që mbështetet edhe nga MTKS e ngjitet këtë mbrëmje në skenë vijon dhe në datat 12 dhe 13 qershor, por gjithashtu bëhet dhe pjesë e aktiviteteve të tjera artistike dhe kulturore këtë sezon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.