🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,609 ▼0.62%
DOW 52,456 ▼0.22%
NASDAQ 26,064 ▼1.02%
NAFTA 103.65 ▲3.6%
ARI 4,314 ▼2.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,216 ▲ +1.85% ETH $2,510 ▲ +1.34% XRP $1.3966 ▲ +4.28% SOL $101.5300 ▲ +1.55%
S&P 500 7,609 ▼0.62 % DOW 52,456 ▼0.22 % NASDAQ 26,064 ▼1.02 % NAFTA 103.65 ▲3.6 % ARI 4,314 ▼2.15 % S&P 500 7,609 ▼0.62 % DOW 52,456 ▼0.22 % NASDAQ 26,064 ▼1.02 % NAFTA 103.65 ▲3.6 % ARI 4,314 ▼2.15 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Kronika

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, Adnan Xholi dorëzon kandidaturën e parë në KLP

Gara për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Përgjithshme ka hyrë zyrtarisht në fazën e saj të parë. Prokurori i Strukturës së Posaçme, SPAK, Adnan Xholi, është zyrtari i parë që ka shprehur interesin për këtë post, duke dorëzuar zyrtarisht dosjen e tij të aplikimit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Adnan Xholi është një emër i njohur në sistemin e drejtësisë, ku më parë ka mbajtur detyrën e rëndësishme si Shef i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar brenda SPAK-ut. Kjo nuk është hera e parë që ai garon për pozicione të nivelit të lartë drejtues, pasi në të kaluarën ka kandiduar dy herë edhe për postin e Drejtuesit të Strukturës së Posaçme.

Pritet që gara të pasurohet edhe me emra të tjerë, meqenëse afati përfundimtar për dorëzimin e kandidaturave është caktuar data 1 gusht, në orën 00:00. menjëherë pas mbylljes së aplikimeve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të nisë fazën e shqyrtimit të dosjeve, ku deri më 14 gusht do të verifikohet me imtësi se cili prej kandidatëve plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara me ligj.

Në përfundim të procedurës së verifikimit, ligji parashikon që KLP t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë tre kandidaturat më të vlerësuara. Më pas, do të jetë Parlamenti ai që do të votojë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri, i cili do të marrë një mandat 7-vjeçar në krye të organit të akuzës. Çelja e këtij procesi vjen pasi Prokurorit të Përgjithshëm aktual, Olsian Çela, i përfundon zyrtarisht mandati në muajin dhjetor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.