☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,701 ▲0.54%
DOW 52,003 ▲0%
NASDAQ 26,469 ▲1.26%
NAFTA 99.17 ▲0.15%
ARI 4,157 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,014 ▲ +1.02% ETH $2,402 ▲ +1.15% XRP $1.3029 ▲ +2.22% SOL $104.1700 ▲ +1.79%
S&P 500 7,701 ▲0.54 % DOW 52,003 ▲0 % NASDAQ 26,469 ▲1.26 % NAFTA 99.17 ▲0.15 % ARI 4,157 ▼0.59 % S&P 500 7,701 ▲0.54 % DOW 52,003 ▲0 % NASDAQ 26,469 ▲1.26 % NAFTA 99.17 ▲0.15 % ARI 4,157 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, numërohen mbi 92% e votave, LVV kryeson bindshëm! Ja si ndahen ulëset në Kuvend

Referuar të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ), procesi i numërimit të votave është drejt fundit, pasi deri të shtunën në orët e paradites janë numëruar 92.79 për qind e votave, ose 2,497 nga gjithsej 2,691 vendvotime. Sipas rezultateve të përditësuara deri në orën 10:00 të së shtunës, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm garën me 44.09 për qind të votave, që përkthehen në 310,591 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.82 për qind, ose 146,670 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës pozicionohet e treta me 17.07 për qind, respektivisht 120,257 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar deri tani 7.09 për qind të votave, ose 49,939 vota.

Sipas përllogaritjeve të KQZ-së mbi rezultatet aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 50 ulëse në Kuvend, PDK 23 ulëse, LDK 19 ulëse, ndërsa AAK 8 ulëse.

Procesi i numërimit vijon, ndërsa rezultatet pritet të konfirmohen zyrtarisht pas përfundimit të plotë të tabelimit në të gjitha vendvotimet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.