🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.61 ▲2.63%
ARI 4,545 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,950 ▲ +11.75% ETH $2,284 ▲ +19.1% XRP $1.1608 ▲ +15.66% SOL $87.4300 ▲ +13.18%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.61 ▲2.63 % ARI 4,545 ▼0.02 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.61 ▲2.63 % ARI 4,545 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Bota

Zgjedhjet në Spanjë, të djathtët në vendin e parë, por qeveria nuk formohet

Konservatorët e Partisë së Popullit të kryeministrit Mariano Rajoy kanë fituar më së shumti ulëse në Parlament, por janë të pamjaftueshme për të formuar qeverinë e re spanjolle, sugjerojnë “exit-polle”-t.
Ndërsa dy partitë e tjera të majta kanë siguruar ulëset për një gjë të tillë, në rast se vendosin që t’i bashkojnë votat. Koalicioni i majtë “Unidos Podemos” ka arritur të renditet e dyta, duke zhvendosur socialistët e PSOE në vendin e tretë, ndërsa Ciudadanos është e katërta.
“Exit-polle” i realizuar nga TVE parashikon që Partia e Popullit të mos marrë më shumë se 124 ulëse në Parlament. Ndërsa, koalicioni “Unidos Podemos” pritet të marrë 95 ulëse, PSEO 86 dhe Ciiudadanos 32.
Sipas Kushtetutës spanjolle, një qeveri duhet të fitojë votëbesimin në Parlament me më shumë se 50 për qind të 350 deputetëve në total, pra 176 vota, përpara se të nisë detyrën e saj.
E nëse kjo nuk arrihet, në votëbesimin e dytë që zhvillohet pas 48 orësh qeveria duhet të sigurojë 50 për qind të votave të hedhura në kuti, një zgjedhje kjo që u lejon partive edhe të abstenojnë në mënyrë që të lejojnë njërën prej tyre të marrë pushtetin në këmbim të lëshimeve të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.