☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,325 ▼ -1.6% ETH $2,244 ▲ +0.15% XRP $1.2485 ▼ -0.75% SOL $96.1400 ▼ -1.97%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Zgjedhjet parlamentare në Bullgari: Mospërputhje në dialogun dhe pritjet mes politikanëve dhe zgjedhësve

Sipas një studimi të Sova Harris porositur nga gazeta “Trud” aktualisht 14% e bullgarëve nuk do të votojnë, ndërsa 22.4% e zgjedhësve nuk kanë vendosur për kë të votojnë.

Vazhdon fushata e regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të partive dhe koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 4 prill në Bullgari.

Sipas politologëve dhe sociologëve nuk do të ketë ndryshim drastik të statukuos që nga viti 2009 e këtej. Analizat kryesore tregojnë për marrëveshje të mundshme në Parlamentin e ardhshëm, ku kanë shans të hyjnë 7 formacione politike, vë në dukje në studimin e vet agjencia sociologjike “Sova “Harris”.

“Gjërat ndodhin kur kryetarët e bashkive në vendbanimet përkatëse janë nga partia në pushtet. Mirëpo, kur një qeveri punon për njerëzit, ajo nuk duhet t’i drejtojë paratë vetëm atje ku janë kryetarët e saj. Kjo nuk duhet të ndodhë në një demokraci. Në vendbanimet e vogla do të shihni se për çfarë bëhet fjalë, dallimi është i madh”, pohon bashkëbiseduesi i Iva Antonovës.

Konfigurimet politike në vitet e fundit kanë bërë që shumë bullgarë të dëshpërohen: nuk ka rëndësi se cilët janë pushtetarët-gjërat nuk ndryshojnë. Njerëzit rrallë shprehin pritje konkrete ndaj përfaqësuesve të tyre të ardhshëm politikë dhe shpesh deklarojnë se do të votojnë për atë që bën një ofertë më të mirë.

Politikanët, nga ana e tyre, nuk kanë paraqitur ende programe konkrete politike, por kryesisht debatojnë për listat e partive dhe koalicionet e tyre:

“Kjo paaftësi për të dhënë udhëzime, për të qenë një busull për politikanët, na ka çuar në një shtet në të cilin politikanët bëjnë një shfaqje për shkak të vetë shfaqjes, bisedimet mes politikanëve janë për partitë e tyre dhe jo për ne dhe me ne”-tha politologu Ljubomir Stefanov në programin “Horizont” të BNR-së. “Politikanët nuk arrijnë të mbajnë premtimet e bëra me votuesit, dhe jo vetëm kur të ketë zgjedhje.”

Sipas tij, për momentin nuk ka asnjë formacion politik i cili të mund të konsiderohet kategorikisht si një bartës i vazhdueshëm i energjisë së protestës dhe të papajtueshmërisë gjatë muajve të verës. “Po presim që fushata të mbushet me mesazhe dhe të dëgjojmë një përmbajtje konkrete”, shtoi politologu.

Mirëpo, sipas ekspertit për proceset zgjedhore Daniell Stefanov, idetë dhe platformat e partive kanë një rëndësi gjithnjë e më të vogël, kur bëhet fjalë për atë se kush do të fitojë zgjedhjet. Madje para fillimit të fushatës zgjedhore polarizimi është në një nivel të lartë, ndërsa”Përplasjet e mprehta do të thonë më pak përmbajtje”, është kategorik politologu.

Përgatiti:

Vesella Mançeva

Elena Karkallanova

Gazetare në Radio Bullgaria/Redaksia gjuhës shqipe

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.