☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 26 June 2026
S&P 500 7,357 ▼0.01%
DOW 51,921 ▲0.14%
NASDAQ 25,359 ▼0.46%
NAFTA 70.52 ▼1.95%
ARI 4,038 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
₿ CRYPTO
BTC $60,280 ▼ -2.43% ETH $1,570 ▼ -5.03% XRP $1.0433 ▼ -4.21% SOL $69.6900 ▲ +0.3%
S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 70.52 ▼1.95 % ARI 4,038 ▼0.24 % S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 70.52 ▼1.95 % ARI 4,038 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
26 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, më 19 mars

Kryetari i parlamentit duhet t’i shpallë zgjedhjet për President të Malit të Zi jo më vonë se 120 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit të vendit.

Mandati aktual i presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka filluar më 20 maj 2018, kështu që dita e fundit e afatit për shpalljen e zgjedhjeve është 19 janari 2023.

Shtatë kandidatë morën pjesë në zgjedhjet presidenciale të 15 prillit 2018 dhe kryetari i Partisë Demokratike Socialiste, Milo Gjukanoviq fitoi në raundin e parë të votimit.

Në mënyrë që një kandidat të fitojë raundin e parë në zgjedhjet presidenciale, ai duhet të fitojë mbi 50 për qind të votave. Nëse kjo nuk ndodh në raundin e dytë, do të konkurrojnë dy kandidatët me numrin më të madh të votave.

Presidenti i Malit të Zi zgjidhet për pesë vjet.

Kriza e pushtetit në Mal të Zi kulmoi me rënien e qeverisë së Kryeministrit Dritan Abazoviq, për shkak të nënshkrimit të një marrëveshjeje nga ana e tij me Kishën Ortodokse Serbe, të cilën Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviq dhe një pjesë e opozitës, e konsideruan në kundërshtim me interesat kombëtare.

Gjykata Kushtetuese në Mal të Zi është aktualisht jofunksionale pasi i mungojnë 4 anëtarë. Shumica aktuale në parlament nuk i ka numrat e duhur për zgjedhjen e tyre dhe ka nevojë për votat e opozitës.

Pas rrëzimit të qeverisë së Kryeministrit Abazoviq, Fronti Demokratik, partia më e madhe e koalicionit qeverisës, e cila njihet për qëndrimet e saj pro-ruse dhe pro-serbe, propozoi për kryeministër kandidatin e saj, Miograd Lekiq. Presidenti Gjukanoviq e kundërshtoi këtë kandidaturë dhe propozoi zgjedhje të reja.

BE u ka bërë bëri thirrje forcave politike të mos e tensionojnë më tej situatën dhe të punojnë për arritjen e një konsensusi ndërpartiak, si përparësi kryesore. Brukseli thekson se përparimi i Malit të Zi drejt anëtarësimit kërkon që të gjithë aktorët politikë të mbështesin funksionimin e institucioneve demokratike.

Shumica parlamentare numëron 41 vende në parlamentin malazez prej 81 vendeve dhe përbëhet nga partitë që fituan në zgjedhjet e vitit 2020, duke e mposhtë partinë e Gjukanoviqit, pas tri dekadash në pushtet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.