🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 74.12 ▲0.35%
ARI 4,203 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $64,112 ▲ +0.55% ETH $1,730 ▲ +0.49% XRP $1.1319 ▼ -0.39% SOL $71.8300 ▼ -1.75%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 74.12 ▲0.35 % ARI 4,203 ▲0.01 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 74.12 ▲0.35 % ARI 4,203 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Bota

Zhdukja e kritikut saudit, mediet turke publikojnë fotot e “ceulës së eliminimit”

Mediet turke pranë presidentit Erdogan publikuan këtë të mërkurë pamjet e asaj që përshkruhet si “skuadër eliminimi” prej 15 anëtarësh, e cila pretendohet të jetë dërguar me objektivin për të vrarë gazetarin saudit, Jamal Khashoggi, si dhe një furgon të zi që kishte dalë më vonë nga Konsullata saudite në Stamboll, me destinacion shtëpinë e konsullit.

Publikimi i fotografive dhe një videoje shton presionin ndaj Arabisë Saudite, një javë pas zhdukjes së Khashoggit, gjatë një vizite që kishte për të bërë në Konsullatë për të tërhequr disa dokumente të nevojshme. Zyrtarët turq kanë dyshime të forta se kjo skuadër e ka vrarë shkrimtarin, një kritik i shquar i Princit të kurorës, Mohammed bin Salman.

Mbretëria arabe i ka quajtur “të pabaza” akuzat, por nuk ka ofruar asnjë provë se Khashoggi ka dalë i gjallë nga konsullata, madje as nuk është përgjigjur ndaj kërkesave për komente nga mediet e huaja gjatë së mërkurës.

“News Channel 24” transmetoi videon, përmes së cilës dyshohet se Khashoggi ndodhej brenda furgonit të zi Mercedes Vito, që i ngjante një automjeti të tillë të parkuar jashtë konsullatës kur shkrimtari hyri më 2 tetor. Kanali televiziv bënte gjithashtu të ditur se furgoni kishte udhëtuar edhe për dy kilometra drejt shtëpisë së konsullit, ku mbeti i parkuar brenda një garazhi.

Ndërkohë, gazeta “Sabah” ishte ajo që publikoi pamjet e “skuadrës së eliminimit”, teksa fotot e personazheve janë siguruar gjatë kontrollit të pasaportave. Sipas gazetësnë fjalë, ata kanë hyrë në dy hotele në Stamboll më 2 tetor, e më pas u larguan orët e vona të po asaj dite. /ma.me

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.