⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,936 ▲ +0.34% ETH $2,245 ▲ +0.8% XRP $1.1673 ▼ -1.24% SOL $89.9900 ▲ +0.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

Zhdukja e Madeleine, i dyshuari kryesor flet për herë të parë: Po shisja drogë! Policia më ndaloi 3 herë

I dyshuari kryesor lidhur me zhdukjen e Madeleine McCann zbuloi se shiste drogë 150 metra larg vendpushimit ku u zhduk vogëlushja.

Duke folur për herë të parë rreth lëvizjeve të tij atë natë, Christian Brinker tha se ai po shiste drogë në një plazh pranë vendpushimit Praia da Luz në Algarve të Portugalisë, ku familja e Madeleine po qëndronte natën kur ajo u zhduk. Ai mohon çdo lidhje me rastin e 3-vjeçares.

Policia gjermane e kishte emëruar atë si të dyshuarin kryesor në rrëmbimin dhe vrasjen e Madeleine, e cila u zhduk në vitin 2007 ndërsa prindërit e saj, Kate dhe Gerry McCann, po darkonin 100 metra larg.

Në një intervistë me gazetën Mail on Sunday, ai përshkroi se si policia e ndaloi atë me një furgon plot me drogë ndërsa përpiqej të arratisej nga Praia da Luz natën kur fëmija u zhduk.

“Isha në plazh, jo shumë larg hotelit të saj, duke shitur drogë”, pohoi ai.

“Kisha qenë në Spanjë dhe kisha futur kanabis kontrabandë në Portugali. Madje më ndaloi policia tre herë në rrugë, ndërsa po kërkonin Mandyn. Për fat të mirë, nuk e gjetën drogën. Furgoni im ishte plot me të”, shtoi ai.

Brinkner tha gjithashtu se kishte refuzuar të komentonte mbi lidhjen e tij të dyshuar me zhdukjen e Madeleine sepse sipas tij policia dëshironte ta fajësonte për rastin.

Ai vetë i kishte deklaruar Ministrisë së Arsimit: “Unë nuk kam të bëj fare me zhdukjen e vajzës. Do të isha i lumtur nëse ajo do të shfaqej nesër, atëherë të gjithë do ta kuptonin menjëherë se gjithçka kundër meje është e sajuar.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.