Zhegrova dhe Hoxha largohen nga grumbullimi i Kosovës
Trajneri Franco Foda ka liruar nga grumbullimi i përfaqësueses së Kosovës futbollistët Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha.
Zhegrova është lënë i lirë për shkak të dëmtimit, i cili e pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës në Ligën e Kombeve.
Hoxha largohet nga grumbullimi për shkak të pezullimit si pasojë e kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) në ndeshjen e djeshme kundër Izraelit.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.