☁️
Tiranë 19°C · Vranët 15 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $65,464 ▼ -2.84% ETH $1,828 ▼ -4.34% XRP $0.9656 ▼ -2.64% SOL $71.9800 ▼ -5.13%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
15 Nën 2026
Breaking
roze

Russell Brand u martua me Katy Perry për famën? Ish-partnerja bën deklaratën e bujshme

Russell Brand u martua me Katy Perry për famën? Ish-partnerja bën

Ish-partnerja e Russell Brand ka bërë deklarata të bujshme për martesën e tij me këngëtaren Katy Perry, duke pretenduar se komediani kishte ëndërruar prej kohësh të martohej me një grua të famshme.

Jordan Martin, e cila ka qenë në një lidhje me Brand në vitin 2007, ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tyre në dokumentarin e ri të Netflix, “Russell Brand: Open Secret”.

Sipas saj, martesa e aktorit me artisten ishte pikërisht ajo që ai kishte dëshiruar gjithmonë.

“Ai po bënte pikërisht atë që kishte dashur gjithmonë të bënte: të martohej me dikë të famshëm, diçka që gjithmonë kishte thënë se do ta realizonte”, pretendon Martin në dokumentar.

Ajo kujton gjithashtu se gjatë kohës që ishin bashkë, Brand i kishte kërkuar të udhëtonte drejt Havait, ku ai po xhironte filmin “Forgetting Sarah Marshall”. Sipas Martin, ai dëshironte që ajo të ishte pranë tij për ta penguar të flirtonte me persona të tjerë në sheshxhirim.

Megjithatë, ish-partnerja pretendon se gjatë qëndrimit në Hawaii, sjellja e tij ndaj saj ndryshoi. Ajo tregon se Brand kritikonte mënyrën si vishej, duke i thënë se po vishej si një grua që kërkonte vëmendje, ndërsa nuk ndihej rehat as kur ajo bënte banjo dielli.

“Ai më tha se duhej të dilte me dikë më të famshëm se unë”, kujton Martin fjalët që pretendon se i kishte thënë aktori.

Russell Brand dhe Katy Perry u njohën në vitin 2008, gjatë xhirimeve të filmit “Get Him to the Greek”. Dyshja u martua në një ceremoni në Indi, në tetor të vitit 2010, por romanca e tyre nuk zgjati shumë.

Vetëm 14 muaj pas martesës, në fund të vitit 2011, Brand i dërgoi këngëtares një mesazh ku e njoftonte se kishte vendosur të kërkonte divorcin. Ndarja e tyre u finalizua në vitin 2012.

Perry foli hapur për vështirësitë e kësaj marrëdhënieje në një intervistë për revistën “Vogue”, në vitin 2013, duke e përshkruar ish-bashkëshortin si kontrollues.

“Ai nuk e pëlqente faktin që unë isha në krye të turneut tim”, kishte treguar këngëtarja, duke shtuar se dinamika mes tyre ishte bërë shumë lënduese.

Ajo shpjegoi se në fillim Brand dukej se dëshironte një partnere të barabartë me të, por më pas nuk kishte arritur ta përballonte këtë dinamikë.

Këngëtarja pranoi gjithashtu se për një kohë kishte ndjerë përgjegjësi për dështimin e martesës, por më vonë kishte kuptuar se e vërteta ishte ndryshe.

“E lashë pas dhe kuptova se kjo nuk ishte për shkakun tim, por diçka përtej meje. Kam ecur përpara”, ishte shprehur Perry.

Dokumentari i ri i Netflix vjen në një periudhë tepër të vështirë për komedianin, i cili është dënuar me 10 vjet e gjashtë muaj burg, pasi u shpall fajtor për një akuzë përdhunimi dhe tri akuza për sulm seksual.

Brand po mbahet në burgun HMP Wandsworth, në jug të Londrës.

Dokumentari përfshin gjithashtu dëshmi nga persona që kanë punuar me të, ish-bashkëjetues dhe gazetarë, si dhe rrëfime nga gra të tjera që kanë folur për përvojat e tyre me komedianin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.