☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.16 ▼0.97%
ARI 4,052 ▲2.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,345 ▲ +1.67% ETH $2,325 ▲ +2.61% XRP $1.2866 ▲ +2.27% SOL $93.4300 ▲ +1.03%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.16 ▼0.97 % ARI 4,052 ▲2.82 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.16 ▼0.97 % ARI 4,052 ▲2.82 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Zhvillimet në Kuvend, Gashi i përgjigjet opozitës: Ligji për Përfaqësim, kur të krijohen kushte

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në një deklaratë për Alsat tha se ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të vendoset për miratim kur të krijohen kushtet, por pa precizuar se kur është koha kur do të krijohen këto kushte.

“Në bazë të rregulores, kryetari I Kuvendit vendos kur ka kushte të volitshme. Unë jam ai që jam kryetar kuvendi dhe do të vendosi atëherë kur mendoj se është më së miri të votohet ligji”. – Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.

Kur është ajo periudhë, kur do ta vendosni për votim.

“Është brenda kësaj kohe që do të vjen” – Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.

Gashi i hodhi poshtë akuzat e opozitës për obstruksione lidhur me thirrjen dhe anulimin e mbledhjes së komisionit për arsim në të cilin duhej të diskutoheshin tri propozim ligjet për arsimin e lartë. Gashi për këtë situatë e drejtoi gishtin tek kryetari i Komisioni“Ndonjëherë më vjen keq pse ka keqpërdorime të situatave të atilla. Kryetari i Kuvendit nuk I fton mbledhjet e komisioneve por kryetarët e komisioneve. Kështu që adresa është e gabuar por nëse dëshirojnë të më akuzojnë dhe të më fyejnë çdo ditë nuk është problem, le të urdhërojnë” – Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.

I pyetur për akuzat e opozitës se ai nuk dëshiron t’i japë pamjet e kamerave të sigurisë, ku sipas opozitës shihet zënka e Stoillkoviqit me deputetë, Gashi tha se një gjë të tillë nuk ia lejon ligji.

“Nuk është e vërtet, absolutisht nuk është vërtet. Çdo incizim që kërkohet jepet përveç atyre incizimeve që janë të ndaluara me ligj. Nëse dikush mendon se duhet me thyer ligjin për t’i shërbyer apetitet e portaleve për lajme ekzibicioniste, nuk jam personi I duhur për atë pjesë” – Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.

Opozita e fajëson Gashin për të gjitha zhvillimet e fundit në Kuvend. LSDM-ja i kërkoi pamjet e kamerave të sigurisë, ndërkohë opozita shqiptare dje akuzoi kryeparlamentarin se po tenton që pa prezencën e tyre t’i kalojë ligjet në komision. Ndërkohë dy ditë më parë opozita shqiptare qëndroi në Kuvend duke kërkuar që të kthehet në rend të ditës pika me propozim ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat duke thënë se pushteti nuk e ka shumicën e nevojshme të badenterit. /Alsat.mk

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.