⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.29 ▲0.21%
ARI 4,020 ▲2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,780 ▲ +1.71% ETH $2,290 ▲ +2% XRP $1.2743 ▲ +2.11% SOL $92.7000 ▲ +1.35%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.29 ▲0.21 % ARI 4,020 ▲2.01 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.29 ▲0.21 % ARI 4,020 ▲2.01 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zjarret djegin qindra hektarë, Ministria e Mbrojtjes: Ende aktive 9 vatra, rrezik për banesat në Gurë-Lurë! Në aksion mbi

Zjarret edhe ditën e sotme kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë të tjerë në të gjithë vendin, teksa lufta me flakët vijon nga toka dhe ajri.

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë sot (12 gusht) informacion të përditësuar në lidhje me situatën e zjarreve në vend, sipas së cilës 9 vatra janë ende aktive në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë.

Situata më problematike është në Gurë-Lurë të Dibrës, ku është përqendruar edhe numri më i lartë i forcave në terren. Konkretisht po punojnë për shuarjen e flakëve mbi 220 forca nga MZSH, bashkia, vullnetarët, Policia, shërbimi pyjor, ADZM, AKMC, strukturat e emergjencave civile dhe FA.

Nga ajri po operojnë 2 avionë Air Tractor. Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave që mund të ekspozohen ndaj zjarrit.

Por ku janë vatrat aktive dhe zonat më problematike:

Dajt, Tiranë – Në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës vijon operacioni me 22 forca të MZSH dhe ADZM, të mbështetura nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Në Priskë të Madhe po operojnë 15 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse. Në të dyja rastet nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Drenie, Patos – Vijon puna për shuarjen e riaktivizimit të zjarrit. Forcat operacionale po mbështeten sot edhe nga 30 efektivë të FA-së dhe 1 autoambulancë, pas një angazhimi të konsiderueshëm të MZSH-së, Policisë, shërbimit pyjor dhe vullnetarëve.

Krujë – Në lagjen Abaze operacioni vijon. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në lagjen Bojë, ku janë evidentuar dy vatra, forcat zjarrfikëse janë pozicionuar edhe pranë banesave dhe 1 helikopter i FA-së po operon nga ajri, me fokus mbrojtjen e tyre.

Përmet – Në malin e Nëmerçkës dhe në Malin Dhëmbel vijon angazhimi. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat.

Mali i Moravës, Devoll – Vatra është izoluar dhe mbahet nën monitorim nga strukturat operacionale. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në total, për menaxhimin e situatës vijon angazhimi i koordinuar i strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, me të paktën 260 forca operacionale dhe 192 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa nga ajri janë angazhuar 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë Air Tractor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.