☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.27 ▲0.63%
ARI 4,454 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,154 ▲ +1.03% ETH $1,896 ▼ -0.13% XRP $0.9935 ▼ -0.9% SOL $75.9400 ▲ +0.36%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.27 ▲0.63 % ARI 4,454 ▼0.44 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.27 ▲0.63 % ARI 4,454 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kronika

Zjarret në vend, 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 7 vijojnë të jenë aktive dhe 2 të tjera janë në monitorim. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, për përballimin e situatës janë angazhuar 472 forca operacionale dhe 28 automjete zjarrfikëse.

Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 129 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
Aktualisht në terren janë 140 efektivë të Forcave të Armatosura, një automjet zjarrfikës, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Një nga vatrat kryesore vijon të jetë në malin e Dajtit, në Tiranë, ku zjarri mbetet aktiv në të dyja anët e kreshtës. Operacioni për izolimin e tij po vijon me forcat operacionale dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga një helikopter. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Gurë-Lurë të Dibrës po zhvillohet një nga operacionet më të mëdha, me 180 forca bashkiake, 14 punonjës policie, 30 efektivë të FA dhe dy avionë Air Tractor. Korridoret e hapura kanë ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave.
Aktive vijojnë të jenë edhe vatrat në Bruç të Matit, Lufaj të Mirditës dhe Fushë-Lajë të Pukës. Në Fushë-Lajë, era ka favorizuar përhapjen e flakëve drejt pyjeve të Tërbunit dhe Gjegjanit, ndërsa në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse, efektivë të FA, punonjës të Shërbimit Pyjor, vullnetarë dhe mjete ajrore.

Në Qafë Helmës, në kufirin Dibër-Bulqizë, zjarri është shuar nga krahu i Bulqizës, ndërsa mbetet aktiv në drejtim të Selishtës.

Edhe këtu autoritetet raportojnë se nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Ndërkohë, në Vakumone të Tiranës situata është nën kontroll dhe vatra është izoluar, ndërsa zona e Priskës vijon të monitorohet.

Autoritetet thonë se situata në përgjithësi po menaxhohet përmes angazhimit të forcave tokësore dhe mjeteve ajrore, me prioritet izolimin e vatrave aktive dhe mbrojtjen e zonave të banuara.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.