☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,719 ▲0.57%
DOW 53,625 ▲0.3%
NASDAQ 26,446 ▲1.21%
NAFTA 82.42 ▲0.23%
ARI 4,641 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,136 ▲ +2.79% ETH $2,514 ▲ +2.81% XRP $1.4656 ▲ +6.65% SOL $106.8900 ▲ +11.68%
S&P 500 7,719 ▲0.57 % DOW 53,625 ▲0.3 % NASDAQ 26,446 ▲1.21 % NAFTA 82.42 ▲0.23 % ARI 4,641 ▼0.26 % S&P 500 7,719 ▲0.57 % DOW 53,625 ▲0.3 % NASDAQ 26,446 ▲1.21 % NAFTA 82.42 ▲0.23 % ARI 4,641 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Kosova

​ZKA: Masat për fuqizimin e grave nuk siguruan përfaqësim të kënaqshëm në pozita udhëheqëse

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) publikoi raportin e auditimit të performancës “Fuqizimi i rolit të grave në udhëheqje dhe marrje të vendimeve” për periudhën 2020 –2024.

Rezultatet e auditimit tregojnë se institucionet publike nuk kanë arritur të sigurojnë rritje të kënaqshme të përfaqësimit të grave në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse.

Ndonëse është shënuar progres në përfshirjen e grave në shërbimin civil ku gjatë periudhës së audituar 2020–2024, ato përbënin 42% të të punësuarve në shërbimin civil, megjithatë nga 1,459 pozita drejtuese prej tyre 988 mbaheshin nga burrat dhe 471 gratë. Kjo tregon se rritja e pjesëmarrjes së grave në shërbimin civil nuk është reflektuar në të njëjtën masë në pozitat vendimmarrëse.

Auditimi ka konstatuar se objektivat për barazi gjinore nuk janë shndërruar mjaftueshëm në masa konkrete dhe të monitorueshme në menaxhimin e burimeve njerëzore. Masat afirmative janë trajtuar kryesisht si mundësi ligjore që mund të përdoret në raste të veçanta dhe jo si instrument aktiv për adresimin e nën-përfaqësimit të grave. Edhe zhvillimi profesional nuk është orientuar mjaftueshëm drejt përgatitjes dhe mbështetjes së grave për avancim në karrierë.

Mangësi janë evidentuar edhe në regjistrimin, përditësimin dhe raportimin e të dhënave sipas gjinisë, si dhe në koordinimin ndërmjet institucioneve përgjegjëse. Kjo ka kufizuar analizën e përfaqësimit gjinor, monitorimin e progresit dhe planifikimin e masave për rritjen e pjesëmarrjes së grave në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse.

Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, vlerësoi se rritja e pjesëmarrjes së grave në shërbimin civil duhet të reflektohet edhe në pozitat vendimmarrëse. Znj. Spanca theksoi nevojën që institucionet ta shndërrojnë barazinë gjinore nga një parim i përgjithshëm në veprime konkrete, të zbatueshme dhe të monitorueshme, duke përdorur më aktivisht masat afirmative, zhvillimin profesional dhe të dhënat e ndara sipas gjinisë.

Me qëllim të përmirësimit të përfaqësimit të grave në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë gjashtë rekomandime për institucionet përgjegjëse, thuhet në njoftimin e ZKA-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.