🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,180 ▲ +0.34% ETH $1,732 ▲ +0.14% XRP $1.1458 ▲ +0.04% SOL $74.3100 ▲ +3.35%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Zona euro i jep Greqisë afat deri të dielën për marrëveshjen e borxhit

greece-flag-287x230Anëtarët e Eurozonës i kanë dhënë Greqisë afat deri në fund të javës për të dalë me një propozim për reforma të thella në këmbim të kredive që do të mbajnë vendin nga dalja jashtë bllokut të monedhës së përbashkët dhe shkatërrimit ekonomik. “Realiteti i zymtë është se ne kemi vetëm pesë ditë që kanë mbetur … Deri tani kam shmangur deklaratat për afatet kohore, por sonte unë duhet të them me zë të lartë dhe qartë se afati i fundit përfundon këtë javë,” tha presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk në një konferencë.

Kryeministri Aleksis Tsipras ka kohë deri të premten për të paraqitur propozimin, por kancelarja gjermane Angela Merkel tha se shpresonte që të ketë angazhime reformuese bindëse nga Tsipras të enjten në mënyrë që ajo mund të kërkojë nga Parlamenti gjerman që të autorizojë negociatat për një program të ri të ndihmës. Merkel ajo tha se “nuk ka optimizëm të ekzagjeruar ” për një zgjidhje. Në një samit emergjent në Bruksel të martën, përfaqësuesit e 19 vendeve të eurozonës thanë se të gjithë 28 liderët e Bashkimit Evropian do të takohen të dielën për të vendosur fatin e Greqisë. Bisedimet u organizuan pasi grekët votuan Jo në një referendum të dielën ndaj masave të rrepta shtrënguese.

Presidenti francez Francois Hollande tha se Banka Qendrore Evropiane do të sigurojë që bankat greke të kishin likuiditetin minimal të nevojshëm për të mbijetuar deri të dielën. Situata në Greqi u përkeqësua me bankat e mbyllura për një javë të dytë, tërheqje të kufizuara të mjeteve monetare dhe bizneset që po ndiejnë rënien e kërkesës si rrjedhojë e mungesës së parave. Tsipras dukej optimist pasi ai u largua nga samiti, edhe pse shumë prej reformave të kërkuara nga partnerët e tij do të shkaktojnë më shumë dhimbje për grekët, të cilët votuan me urdhër të tij për të hedhur poshtë masat shtrënguese në këmbim të ndihmës financiare.

“Diskutimi u zhvillua në një klimë pozitive,” tha ai. “Procesi do të jetë jashtëzakonisht i shpejtë. Ai fillon në orët e ardhshme, me qëllim që të përfundojë deri në fund të javës finale.” Ai premtoi se do të punojë për një marrëveshje të drejtë shoqërore që do të sillte një “dalje përfundimtare” nga kriza, do të kthente rritjen e Greqisë dhe do të ristrukturonte borxhin grek për ta bërë atë të pagueshëm. Dështimi, paralajmëroi Tusk, do të dëmtojë pozicionin e BE-së në botë dhe tha se blloku që ekziston prej gjashtë dekadash mund të përballet me “momentin më kritik në historinë tonë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.