☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.35 ▼1.39%
ARI 4,074 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,780 ▲ +1.05% ETH $2,348 ▲ +1.38% XRP $1.3249 ▲ +2.28% SOL $101.2600 ▲ +0.79%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.35 ▼1.39 % ARI 4,074 ▲0.87 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.35 ▼1.39 % ARI 4,074 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Sporti

Zvicra thyen kampionët e Europës 2-0, shënon shqiptari Mehmedi

Kampionia e Europës, Portugalia e nisi me një humbje fushatën eliminatore drejt Botërorit Rusi 2018, pasi u mund 2-0 nga Zvicra në Grupin B. Ekipi i Petkovicit shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë duke zgjidhur në vetëm 6 minuta takimin, teksa në pjesën e parë shënuan Embolo dhe Mehmedi ndërsa në pjesën e dytë Granit Xhaka u ndëshkua me të kuq.
Në dy sfidat e tjera të grupit Hungaria barazoi 0-0 me Ishujt Faroe ndërsa Letonia triumfoi me një gol të Sabalas në Andora.
Në Grupin A, Suedia dhe Holanda nuk arritën të nxjerrin një fitues mes tyre. Suedia pa Zlatan Ibrahimovicin, i tërhequr pas Europianit arriti të gjente epërsinë me anë të Marcus Bergut në fundin e pjesës së parë,  por në të 67-tën, Wesley Shneider riktheu barazpeshën për portokallinjtë.
Franca gjithashtu nuk arriti të fitonte pasi barazoi 0-0 në Bjellorusi, në një ndeshje ku vendasit dhe pse nuk goditën asnjëherë portën arritën t’i merrnin një pikë nënkampionëve të Europës.
Bullgaria nuk e pati aspak të thjeshtë me Luksemburgun teksa fitoi me përmbysje 4-3 në shtëpi, ku vendimtar rezultoi goli i Tonevit në minutën e 92-të, vetëm pak sekonda pasi Bonhert kishte cuar shifrat provizore në 3-3.
Në Grupin H u pëmbushën parashikimet me 3 të mëdhatë që arritën të fitojnë sfidën e tyre. Lulaku me një dygolësh rezultoi vendimtar në fitoren e Belgjikës ndaj Qipros 3-0, që njëkohësisht i dhuroi dhe një debutim me fitore trajnerit të ri, Martinez.
Bosnjë-Hercegovina shkatërroi 5-0 Estoninë, ku spikati Spahic me një dygolësh, ndërsa Greqia mund 4-1 Gjibraltarin në transfertë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.