☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.68 ▲0.64%
ARI 4,132 ▲1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,351 ▲ +2.32% ETH $2,418 ▲ +3.89% XRP $1.3190 ▲ +2.13% SOL $96.6900 ▲ +3.43%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.68 ▲0.64 % ARI 4,132 ▲1.44 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.68 ▲0.64 % ARI 4,132 ▲1.44 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kosova

10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, familja kërkon drejtësi: Prokuroria e ka bllokuar rastin

Familja Dehari ka mbajtur konferencë për media para objektit të Prokurorisë Speciale, në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, duke kërkuar zbardhjen e rastit dhe përgjegjësi për vdekjen e tij.

Babai i Astritit, Avni Dehari, ka deklaruar se që nga fillimi i rastit ka pasur manipulime të shumta dhe përpjekje që vdekja e të birit të paraqitej si vetëvrasje.

Sipas tij, ish-prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, brenda 13 ditësh kishte bërë përpjekje që rastin ta paraqiste si vetëvrasje.

“Që në fillim ka pasur manipulime të shumta rreth vdekjes së Astritit. Prokurori në atë kohë, Sylë Hoxha, bënte përpjekje, sigurisht me urdhër të pushtetit të atëhershëm, që brenda 13 ditëve ta paraqiste këtë vdekje si vetëvrasje”, ka deklaruar Dehari.

Ai ka përmendur raportet e mjekëve ligjorë të pavarur, Besim Hymaj nga Tirana dhe Besim Latifaj nga Prishtina, i cili punonte në Londër, duke pretenduar se ato kishin sjellë fakte që ngrinin dyshime për vrasje dhe jo vetëvrasje.

“Këta kishin sjellë fakte që bëhej fjalë për vrasje e jo për vetëvrasje. Këtë e ka vërtetuar edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore i Zvicrës, të cilin prokurorët e atëhershëm nuk e përfillën”, ka thënë ai.

Dehari ka kritikuar edhe zvarritjen e hetimeve ndër vite, duke thënë se katër prokurorë e kanë trajtuar rastin deri në pensionim, pa sjellë një epilog.

“Katër prokurorë deri në vitin 2025 e kanë zvarritur këtë lëndë derisa dolën në pension”, është shprehur ai.

Ai ka bërë të ditur se më 3 nëntor kanë zhvilluar një takim me kryeprokurorin e Shtetit dhe prokurorin e Prokurorisë Speciale, nga i cili presin rezultate konkrete.

“Shpresojmë shumë që do të kemi rezultate”, ka deklaruar Avni Dehari.

Ndërkaq, nëna e Astritit, Xhemile Dehari ka thënë se familja tash e dhjetë vjet është në pritje të një vendimi nga Prokuroria.

“Kjo histori është shumë e gjatë, u bënë dhjetë vjet. Prokuroria nuk ka marrë vendim asnjëherë. Dhjetë vjet në pritje”, ka thënë ajo.

Xhemile Dehari ka shprehur shpresën se prokurori i ri që ka marrë rastin do ta përfundojë atë dhe familja më në fund do të marrë një epilog.

“Secili prokuror që po vjen po fillon prej fillimit e deri po pensionohet. Po shpresojmë që ky prokuror që e ka marrë është i ri e ndoshta po e kryen pa u pensionu dhe ta kemi një epilog”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka theksuar se familja ende nuk e di se si ka ndodhur vdekja e Astritit dhe se askush nuk ka dhënë përgjegjësi.

“Na nuk e dimë si ka ndodh, askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Vrasja e tij ka ndodh në burg. Prokuroria e ka blloku lëndën e Astritit”, ka thënë Xhemile Dehari.

Në fund, ajo ka vlerësuar pozitivisht takimin e fundit me kryeprokurorin e Shtetit, Zejnullah Gashi, duke shprehur pritshmëri për punën që do të bëhet në vazhdim.

Familja Dehari kërkon që hetimet të marrin epilog dhe të zbardhen rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit, i cili vdiq në nëntor të vitit 2016, derisa ndodhej në qendrën e paraburgimit në Prizren. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.