☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,106 ▲ +0.52% ETH $2,683 ▲ +0.14% XRP $1.5196 ▼ -2.36% SOL $120.9600 ▼ -0.17%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Kosova

11 net protestë, organizatorët kërkojnë hapa konkretë nga institucionet

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është mbajtur të shtunën protesta e 11-të me radhë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fjalimin e tij, organizatori i protestës, Çlirim Haziri, tha se pas 11 ditësh protestash dhe kërkesash, tashmë pritet veprim konkret nga institucionet e Kosovës.

“Sonte është dita e 11-të! 11 ditë e njëmbëdhjetë net që ky shesh flet. 11 ditë që kërkesat tona janë dëgjuar. Askush nuk mund të thotë më: ‘Nuk ju kemi dëgjuar.’ Na keni dëgjuar! Por pas 11 ditësh, ajo që po presim është veprimi!”, tha Haziri.

Ai kërkoi përgjegjësi institucionale nga deputetët dhe Qeveria e Kosovës, duke thënë se institucionet duhet të ndërmarrin hapa lidhur me situatën e krijuar pas aktgjykimit.

“Prej deputetit të fundit e deri te kryeministri: Sot, në institucionet e një Kosove të lirë, përgjegjësinë që mbani e ushtroni në një shtet për të cilin është derdhur gjak. Sot bukën e hani në Kosovën e lirë falë gjakut të dëshmorëve të UÇK-së! E sot, UÇK-ja ka nevojë për institucionet e Republikës së Kosovës! Ka nevojë për përgjegjësinë tuaj! Ka nevojë për veprimin tuaj!”, u shpreh ai.

Haziri u bëri thirrje deputetëve që, në vend të deklaratave publike, të përdorin Kuvendin dhe votën për të ndërmarrë hapa konkretë.

“Prandaj mos garoni mes vete me deklarata. Mos garoni se kush e do më shumë UÇK-në. Mos u merrni me protestuesit! E keni Kuvendin! E keni votën! Votojeni ligjin! Aty tregojeni qëndrimin tuaj! Sepse historia nuk do të mbajë mend vetëm çfarë keni thënë këto ditë. Do të mbajë mend çfarë keni bërë!”, tha Haziri.

Në fillim të fjalimit, ai përkujtoi edhe masakrën e familjes Deliu në Abri të Epërme, të 26 shtatorit 1998, duke kujtuar viktimat e kësaj masakre.

Protestat “Jo në emrin tim” janë zhvilluar për 11 net me radhë në sheshin “Skënderbeu”, pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.