☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,106 ▲ +0.52% ETH $2,683 ▲ +0.14% XRP $1.5196 ▼ -2.36% SOL $120.9600 ▼ -0.17%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Kosova

Kosova shkëlqen në Mal të Zi, Kori “Siparantum” mposht korin nga Serbia

Kori “Siparantum” nga Kosova ka triumfuar në edicionin e 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi të Malit të Zi, duke fituar tri çmime.

“Siparantum” është shpallur fitues i kategorisë së koreve të përziera me 97 pikë.

Krahas këtij çmimi, kori nga Kosova ka fituar edhe Çmimin Special për Performancë Bashkëkohore, si dhe Çmimin për Dirigjentin më Premtues, “Radovan Popoviq”.

Në garë kanë marrë pjesë disa kore nga rajoni dhe më gjerë, ndërsa “Siparantum” ka lënë pas korin “Matthiloa Consort” nga Mali i Zi, korin akademik rus “Nota Bene” nga Serbia dhe korin e përzier “Zima” nga Mali i Zi.

Në të njëjtën kategori me korin kosovar ka garuar edhe kori nga Beogradi, “Sveti Joakim i Ana”, i cili gjatë festivalit është përballur me kritika për interpretimin e një kënge me përmbajtje nacionaliste serbe për Kosovën.

Sipas organizatorëve, pjesëmarrësve u ishte kërkuar paraprakisht që në repertorin e tyre të shmangnin interpretime me përmbajtje nacionaliste që mund të provokonin ose t’i bënin të ndiheshin keq pjesëmarrësit e tjerë.

Drejtoresha e festivalit, Nagja Karaxhiq, ka deklaruar se pjesëmarrësve u ishte bërë kjo kërkesë, por ka sqaruar se ajo nuk e kishte miratuar programin artistik.

Tri çmimet e fituara nga “Siparantum” e bëjnë këtë pjesëmarrje një sukses të rëndësishëm për korin kosovar në skenën ndërkombëtare të muzikës korale. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.