🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,771 ▲ +0.22% ETH $2,259 ▲ +0.16% XRP $1.2469 ▼ -0.61% SOL $93.8800 ▼ -2.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

28 vjet nga rënia heroike e Nënës Azë, Haradinaj kujton sakrificën e saj

Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Nënën Azë Brahimaj në 28-vjetorin e rënies së saj heroike, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm që ajo dha për çështjen e lirisë së Kosovës.

Haradinaj ka publikuar një video ku shihet me Nënën e tij Rukën dhe dajën, Lahi Brahimajn, pranë varrit të Azë Brahimaj.

“Me nënën Rukë jemi këtu te varri i Nënës Aze dhe i gjyshes Zize në përvjetorin e rënies së tyre. Nderim përjetë”, u shpreh Haradinaj.

Një nënë shqiptare e cila ka lënë një histori të veçantë në luftën e UÇK-së është edhe nënë, Azemine Brahimaj, e njohur si nënë Aza.

Ajo ishte ndër ato nënat e mëdha që lindi e rriti me përkushtim fëmijët e saj.

Gjatë luftës mirëpriti luftëtarët e lirisë, ashtu sikur bijtë e bijat e saj, të gjithë ata djem e vajza në ilegalitet e në luftë.

Në jetën e saj bashkëshortore ajo lindi e rriti bijtë e bijat: Arifin, Selmanin, Nazmiun, Lahiun, Rukën, e cila është nënë e heronjve të kombit Luan Haradinaj dhe Shkëlzen Haradinaj.

Ajo në radhët e UÇK-së ishte inkuadruar bashkë me familjen qysh në vitin 1996.

Me krijimin e celulave të para të UÇK-së, në Dukagjin, ajo priti në shtëpinë e saj, i strehoi, ju dha bukë, luftëtarëve çlirimtarë më vonë dëshmorë të kombit si: Zahir Pajaziti, Mujë Krasniqi, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Luan e Shkelzen Haradinaj, Abedin Rexha, Bedri Shala, ABEJA-ja e shumë të tjerë.

Me 2 gusht të vitit 1998 në ofensivën që ndërmori ushtria serbe, nëna Azeminja nuk pranoi të largohej nga shtëpia. Ajo kishte ndarë mendjen me kohë dhe donte të qëndronte në shtëpi e të ishte krah për krah me djemtë e saj, që luftëtarëve të lirisë të mos u mungonte buka. Me 3 gusht të vitit 1998 forcat vrastare e vranë në oborr të shtëpisë, së bashku me nënën e saj Zizën, 100 vjeçare, e cila ndodhej te bija e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.