☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,656 ▼0.67%
DOW 52,868 ▼1.11%
NASDAQ 26,064 ▼1.01%
NAFTA 86.55 ▲2.56%
ARI 4,575 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,598 ▲ +6.54% ETH $2,334 ▲ +11.86% XRP $1.2891 ▲ +21.82% SOL $87.2000 ▲ +7.01%
S&P 500 7,656 ▼0.67 % DOW 52,868 ▼1.11 % NASDAQ 26,064 ▼1.01 % NAFTA 86.55 ▲2.56 % ARI 4,575 ▲0.66 % S&P 500 7,656 ▼0.67 % DOW 52,868 ▼1.11 % NASDAQ 26,064 ▼1.01 % NAFTA 86.55 ▲2.56 % ARI 4,575 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

32 ditë protestë, Berisha mesazh gjeneratës Z: Jeni ngritur kundër një diktature autoritare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vlerësoi rolin e Gjeneratës Z në 32 ditë protestë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku të rinjtë janë pjesëmarrësit më të shumtë.

Gjatë fjalës së tij në promovimin e librit “Tirania e Buzëqeshjes” të Ndriçim Kullës, Berisha e cilëson lëvizjen e të rinjve si “një mrekulli” për Shqipërinë.

Sipas kreut demokrat edhe pse të rinjtë nuk kanë jetuar një regjim autoritar, janë ngritur “në mënyrën më të fuqishme ndaj një diktature autoritare”.

“Ndaj dhe dy fjalë për gjeneratën Z. Kjo lëvizje është mrekullia më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kohëra. Pse e them këtë? Aty janë rryma të ndryshme, por ata që janë energjia, ata që janë guximi, ata që janë shpirti i pamposhtur, ata janë të rinjtë e asaj gjenerate që nuk ka njohur kurrë diktaturë autoritare.

Dhe është kjo gjeneratë që ngrihet në mënyrën më të fuqishme ndaj një diktaturë autoritare.

Në qoftë se një pjesë e gjerë e shoqërisë ul kokën, në qoftë se dhjetëra mijëra intelektualë zgjedhin indiferencën, këta të rinj kanë zgjedhur përballjen me të keqen më të madhe që shqiptarët mund të kenë pasur në histori, me Edi Ramën”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.