☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,622 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 94.01 ▼1.14%
ARI 4,161 ▲1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,170 ▼ -2.76% ETH $2,370 ▼ -5.49% XRP $1.3073 ▼ -4.83% SOL $102.3400 ▼ -4.83%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,622 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.01 ▼1.14 % ARI 4,161 ▲1.29 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,622 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.01 ▼1.14 % ARI 4,161 ▲1.29 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Kronika

51 policë të plagosur dhe 65 protestues të shoqëruar. Hita viziton efektivët e shtruar te Trauma

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vizituar në Spitalin e Traumës efektivët e policisë të dëmtuar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Sipas Policisë së Shtetit, 51 punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar gjatë tubimit, si pasojë e sulmeve me gurë, sende të forta dhe bomba molotov. Policia pretendon se pjesëmarrës të maskuar kanë sulmuar efektivët për më shumë se 14 orë.

Gjatë vizitës, Hita u ka uruar punonjësve të dëmtuar shërim të shpejtë, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përmbajtjen e tyre përballë sulmeve. Ai u ka garantuar gjithashtu mbështetjen e plotë të institucionit që drejton.

Drejtuesi i Policisë së Shtetit është takuar edhe me stafin drejtues të Spitalit të Traumës dhe ekipin mjekësor, nga të cilët është informuar se efektivët me dëmtime më të rënda do të vijojnë të qëndrojnë nën kujdesin mjekësor.

Ndërkohë, 65 persona janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, nën dyshimin për përfshirje në sulmet ndaj punonjësve të policisë, institucioneve dhe pronës publike e private. Policia njofton se do të vijojë hetimet për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në aktet e dhunës dhe përballjen e tyre me përgjegjësinë ligjore.

Protesta, e zhvilluar prej dy ditësh, është shoqëruar me përplasje dhe dëmtime të shumta materiale në kryeqytet. Përgjatë aksit kryesor që lidh qendrën e Tiranës me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kanë dëmtuar kamera sigurie, semaforë dhe tabela reklamash. Sulme janë raportuar edhe ndaj disa institucioneve shtetërore dhe bizneseve private. Mes objekteve të goditura janë Ministria e Arsimit, Ministria e Brendshme, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, si dhe Banka e Shqipërisë.

Dëmtime janë shkaktuar edhe në Piramidën e Tiranës, ku janë thyer xhama dhe janë sulmuar biznese që ushtrojnë aktivitet brenda godinës. Po ashtu, janë raportuar dëme në biznese përgjatë Rrugës së Durrësit.

Gjatë përpjekjeve të protestuesve për të sulmuar godinën e Kryeministrisë me mjete piroteknike dhe shishe me lëndë djegëse, forcat e rendit kanë ndërhyrë për të mbrojtur perimetrin e sigurisë dhe për të shpërndarë turmën, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se veprimet hetimore do të vijojnë për dokumentimin e rasteve të dhunës dhe identifikimin e personave përgjegjës për dëmtimet e shkaktuara gjatë protestës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.