SHBA – FBI: Koreja e Veriut përgjegjëse për hakerimin e Binance
UASHINGTON, 1 nëntor /ATSH-DPA/ – FBI tha se Koreja e Veriut është përgjegjëse për një sulm kibernetik që përfshin rreth 6,3 miliardë dollarë në asete dixhitale nga bursa e kriptomonedhave, Binance.
FBI ia atribuoi sulmin hakerëve të Koresë së Veriut që i përkisnin grupit ”TraderTraitor”.
Firma e analizës së blockchain ”TRM Labs” e kishte lidhur më parë sulmin me të njëjtin grup.
Sipas TRM, sulmuesit lëvizën pjesën më të madhe të 6,3 miliardë dollarëve brenda 20 minutave, me sa duket në një përpjekje për të parandaluar ngrirjen e aseteve.
FBI tha se kishte “vëzhguar aktorë të TraderTraitor që konvertonin asetet e vjedhura” kryesisht në Ethereum.
“Pritet që këto asete të pastrohen më tej duke i konvertuar ato duke përdorur shërbimet DeFi dhe të shkëmbimit të menjëhershëm, ndërsa i përgatitin ato për fazat e mëtejshme të pastrimit”, tha FBI në një deklaratë.
Binance tha në X se deri më tani kishte mbuluar rreth 90% të aseteve të vjedhura në sulm.
”10% e mbetur përbëhej nga tokena që ishin më pak likuide, që do të thotë se mund të duhet më shumë kohë për t’u blerë”, tha kompania.
Sulmi kibernetik besohet të jetë vjedhja më e madhe nga një bursë kriptomonedhash deri më sot.
Pasuritë e vjedhura përfshinin Bitcoin, Ethereum dhe stablecoins si Tether dhe USD Coin, vlerat e të cilave janë të lidhura me monedhat tradicionale./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.