☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 25 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▼3.12%
ARI 4,071 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $64,146 ▲ +0.15% ETH $1,866 ▲ +0.35% XRP $1.0989 ▲ +0.77% SOL $74.1800 ▲ +0.24%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028
25 Jul 2026
Breaking
Politika

“A e ke bërë Magjistraturën?”, Tom Deda e sfidon publikisht Ols Dadon: U desh të largohesha unë, që të bëheshe ti pr

Një ditë pasi kërkoi të përfshihej si palë e tretë në procesin gjyqësor kundër emërimit të prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado, ish-prokurori Tom Deda ka reaguar sërish.

Deda pretendon se Dado është emëruar në vendin e tij, pasi ai u shkarkua nga detyra, dhe ngre pikëpyetje mbi plotësimin e kritereve ligjore për emërimin e tij si prokuror në vitin 2008. Ai i kërkon Dados të japë dorëheqjen dhe paralajmëron se do ta vazhdojë betejën ligjore.

Reagimi i plotë i ish-prokurorit Tom Deda:

Unë isha dje në një gjyq në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si pjesë e atij procesi ku Erion Veliaj kishte kërkuar pavlefshmërinë absolute të dekretit të ish-Presidentit të Republikës për dekretimin e Ols Dados si prokuror në nëntor të vitit 2008.

Gjithçka rrotullohej rreth faktit nëse Ols Dado, që sot është prokuror i SPAK-ut, i ka plotësuar kriteret për t’u emëruar prokuror ose jo. Në fakt, nuk i ka plotësuar, pasi ai është emëruar dhe dekretuar si prokuror nga profesioni i noterit, gjë që ligji nuk e ka parashikuar kurrë. Nejse, gjyqtari, një mjeran i quajtur Azbi Balliu, na e rrëzoi kërkesën.

Por unë, me këtë rast, ngre një problem madhor. Ore ti, Ols Dado, a ke një fije ndërgjegjeje? A ke pak moral? A je betuar ti t’i shërbesh ligjit dhe Kushtetutës? A do të thuash ti të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë përveç së vërtetës?

O Ols Dado, po oficerët e Byrosë së Hetimit janë të detyruar me ligj që të kalojnë edhe poligrafin, makinën e së vërtetës. Ti duhet të jesh akoma më i sinqertë dhe akoma më i ndershëm, sepse je drejtuesi i tyre.

Ti ke kapur një post ku populli shqiptar, Europa dhe Amerika i kanë sytë dhe shpresat nga ti. Trego të vërtetën, o njeri. Ore, a e ke kryer ti Shkollën e Magjistraturës?

A ishe ti oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurori për pesë vjet? Nëse përgjigjja është jo, ore, po si u bëre ti prokuror? Në çfarë mënyre? Apo pagove diçka, se s’të bën kush kot prokuror nga noter.

A e di ti, zoti Dado, se në jetë ka pasur persona që kanë mashtruar njerëz apo institucione, duke u prezantuar si prokurorë? A e di ti se ata janë dënuar me burg?

O ti, zoti Dado, ki guximin njerëzor, shqiptar dhe juridik dhe jep dorëheqjen, o njeri, se të kapën, mor burrë, se të doli boja.

Por ki guximin të tregosh të vërtetën, sepse ti edhe pasqyron sistemin, o njeri, dhe i ul imazhin.

Mos harro se, që të emëroheshe ti prokuror, është dashur të largohesha nga puna unë ose një prokuror tjetër.

O ti, Ols Dado, ne do ta vazhdojmë betejën dhe e vërteta do të dalë sheshit një ditë.

Por ti nuk e bën dot këtë gjë, sepse ata që të bënë ty prokuror janë në poste të larta drejtuese edhe sot.

Kujtojmë se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me një padi kundër prokurorit Ols Dado, duke kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë të dekretit të emërimit të tij si prokuror.

Në padinë e depozituar, Veliaj pretendon se emërimi i Dados në vitin 2008 është bërë në kundërshtim me ligjin në fuqi në atë kohë, pasi ai nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës, kriter që, sipas kryebashkiakut, ishte i detyrueshëm për ushtrimin e funksionit të prokurorit. Sipas padisë, Dado ka kaluar drejtpërdrejt nga profesioni i noterit në detyrën e prokurorit, pa përmbushur kushtet e parashikuara nga legjislacioni.

Gjykata Administrative vendosi dje të mos e marrë çështjen në shqyrtim, me argumentin se Veliaj nuk ka interes të drejtpërdrejtë në këtë proces, por vetëm interes të tërthortë. Gjatë seancës, edhe kërkesa e ish-prokurorit Tom Deda për t’u përfshirë si palë e tretë u rrëzua.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.