⛈️
Tiranë 23°C · Stuhi 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.55 ▼2.2%
ARI 4,703 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,792 ▼ -1.09% ETH $2,455 ▼ -1.53% XRP $1.4426 ▼ -4.47% SOL $97.0100 ▼ -3.51%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.55 ▼2.2 % ARI 4,703 ▲0.17 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.55 ▼2.2 % ARI 4,703 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Kronika

A ka lidhje konflikti Doshi- Frroku me vrasjen e Santos?

A ka lidhje konflikti i tanishëm Doshi- Frroku me vrasjen e bankierit Artan Santo?

Foto e vrasesit te Santos
Foto e vrasesit te Santos

Këtë aluzion ka bërë në numrin e saj të fundit revista “Java”. Dihet se Artan Santo u vra pak ditë pas sekuestrimit të një anije me afro 10 milion euro drogë që u kap në Mal të Zi dhe që duhej të vinte në Shqipëri. Ndoshta ky është thjeshtë një përkim, por pas këtyre dy ngjarjeve shumë gjëra ndryshuan radikalisht. Në numrin e saj të fundit e përjavshmja informative është përpjekur të zbulojë prapavijën e asaj që ndodh pas konfliktit Doshi- Frroku.

Sipas kësaj reviste, gjithçka lidhet me lokalitetin e vogël të Fushë- Krujës. Sipas burimeve të “Java” mendohet se dy vrasësit e Artan Santos, që gjendeshin në motorrin e zi, janë nga kjo zonë. “Santo ekzekutohet në një atentat tipik mafioz, pikërisht në derën e zyrës së tij nga dy atentatorë që ende nuk kanë emër dhe identitet. Dyshimet më të forta janë se ata janë nga zona e Fushë Krujës, një nga pikat e nxehta të vendit sot”, shkruan Java dhe vazhdon: “Fushë Kruja është pika lidhëse e dy historive të tjera, përveç tritolit. Nga Fushë Kruja është Durim Bami, i akuzuar nga Doshi si njeriu që do të bënte atentatin kundër tij. Po nga ky qytet dhe mik me të është dhe Enver Stafuka, një tjetër personazh i përfshirë në procesin e vrasjes së komisarit Durim Lamaj, në rolin e ndihmësit. Stafuka është marrë peng ditë më parë, po në Fushë Krujë. Po nga Fushë Kruja është nisur drejt Tiranës në 5 janar të këtij viti, kur i kanë bërë një atentat në Qafën e Kasharit, Emiljano Shullazi, një tjetër emër i njohur në kryeqytet. Dje i akuzuar nga socialistët për lidhje me pushtetin e PD-së, sot, së fundmi i akuzuar nga Berisha si i lidhur me PS-në, e konkretisht me ministrin e Brendshëm”.

Pra a duhet kërkuar gjeneza e aferës Doshi- Frroku në Fushë Krujë? Pikërisht andej nga vijnë vrasësit e supozuar të Santos dhe vrasësit imagjinarë të Doshit? Ky është një nga misteret e hetimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.