☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,881 ▲ +0.54% ETH $2,689 ▲ +0.73% XRP $1.4906 ▲ +1.17% SOL $119.9700 ▲ +1.57%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Kosova

A mund të ndikojnë ndryshimet ligjore në Apel? Juristët flasin për afatin e 27 nëntorit

Derisa 27 nëntori po afrohet, afati i caktuar nga Trupi Gjykues i Apelit për dorëzimin e njoftimeve për apelimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Partia Demokratike e Kosovës thotë se po ndërmerr çdo hap që mundet në mbështetje të tyre.

Afati për njoftimin e apelit u shty pas kërkesës së mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Si arsye u përmendën kompleksiteti i çështjes dhe koha e nevojshme për përkthimin e aktgjykimit në gjuhën shqipe.

Një nga angazhimet e PDK-së është nisma për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, e cila aktualisht po pret mendimin e Ministrisë së Drejtësisë për t’u proceduar më tej në Kuvend.

Juristët thonë se ndryshimi i ligjit është i mundur nga aspekti juridik, por shprehen skeptikë nëse ai mund të ketë efekt në kohën e mbetur.

“Absolutisht jam skeptike se kjo mund të realizohet, sepse ne mund t’i bëjmë qejf vetit, por duhet ta njohim legjislaturën se si funksionon. Tjetra është faktori kohë. Gjykata e Apelit mund ta bëjë të formës së prerë, mund ta rikthejë në rigjykim. Atëherë, në këtë rast, do të mund të fitojnë në kohë. Por nëse vendoset çka do që të jetë, është një kohë shumë e shkurtë që paraqet rrezik, prandaj duhet të përforcohet strategjia e mbrojtjes”, ka thënë Fehmije Gashi Bytyqi, avokate.

Ndërkohë, politologu Mazllum Baraliu thotë se institucionet e Kosovës duhet të ndjekin nga afër procesin në Dhomat e Specializuara dhe të angazhohen diplomatikisht.

“Këtë s’mund ta ndal askush, sepse ajo është formalisht gjykatë e Kosovës, ndërsa në fakt është një surrogate e pashembullt në botë, po flas për Gjykatën Speciale. Duhet ta monitorojë vazhdimisht në mënyrë aktive edhe një trup tjetër, i përbërë nga Qeveria, Parlamenti dhe MPJ-ja, si një trup suigeneris, i cili do të lobonte në vazhdimësi deri në një vendim të shkallës së dytë dhe deri atëherë t’ia shpjegonte botës se me këtë vendim nuk mund të cënohen dhe nuk do të cënohen themelet e shtetit të Kosovës”, Mazllum Baraliu, politolog.

RTK ka pyetur Specialen lidhur me nismën e PDK-së sa i përket plotësim-ndryshim të ligjit, por që nuk ka kthyer përgjigje. Deputetët e PDK-së kanë paralajmëruar bojkotimin e të gjitha komisioneve parlamentare, deri në procedimin e plotësim-ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend./RTK

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.