☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 13 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 73.84 ▲3.4%
ARI 4,068 ▼1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $62,518 ▼ -2.39% ETH $1,770 ▼ -2.11% XRP $1.0706 ▼ -2.67% SOL $75.6400 ▼ -2.15%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 73.84 ▲3.4 % ARI 4,068 ▼1.12 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 73.84 ▲3.4 % ARI 4,068 ▼1.12 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
13 Jul 2026
Breaking
Arte

“Abbandonando il Paradiso”, filmi i ri i Genc Përmetit që sjell një reflektim të fuqishëm mbi diktaturat dhe propagandën

TIRANË, 7 korrik, ATSH/ Regjisori shqiptar Genc Përmeti vjen me filmin e tij më të ri, “Abbandonando il Paradiso”, një dramë post-apokaliptike që shfrytëzon gjuhën e kinemasë së zhanrit për të trajtuar tema universale si diktatura, propaganda, trashëgimia e urrejtjes dhe liria.

Ngjarjet zhvillohen gjashtëdhjetë vjet pas një apokalipsi bërthamor, në një botë të shkatërruar ku pak të mbijetuar luftojnë çdo ditë për ushqim, strehë dhe mbijetesë. Në këtë realitet të ashpër jeton Niko, një djalë dhjetëvjeçar, i rritur nga gjyshi i tij, Leksi, me bindjen se përtej kufijve të territorit të tyre ekzistojnë vetëm armiq.

Ekuilibri i kësaj bote nis të tronditet me mbërritjen e Xenit, një djaloshi rom që vendoset në zonë së bashku me familjen e tij. Takimi mes dy të rinjve vë në pikëpyetje bindjet me të cilat është rritur Niko, duke nxjerrë në pah ndikimin e edukimit, frikës dhe propagandës në formësimin e brezave.

Filmi mbështetet edhe në përvojën personale të regjisorit, i cili është rritur në Shqipërinë e diktaturës komuniste. Përmeti e shndërron këtë përvojë në një metaforë kinematografike mbi mënyrën se si regjimet autoritare ndërtojnë perceptimin e një armiku të përhershëm dhe kultivojnë iluzionin e një “parajse” që duhet mbrojtur me çdo kusht.

I xhiruar në veri të Shqipërisë, filmi shfrytëzon peizazhet industriale dhe natyrore për të krijuar një atmosferë të zymtë dhe simbolike, ndërsa kolona zanore e kompozitorit Andrea Guerra i jep dimension emocional rrëfimit.

“Abbandonando il Paradiso” nuk është vetëm një histori mbijetese, por një reflektim mbi kujtesën historike, pasojat e propagandës dhe përgjegjësinë për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës. Përmes këndvështrimit të fëmijëve, filmi trajton mundësinë për të thyer ciklin e urrejtjes që trashëgohet nga një brez te tjetri.

Në role interpretojnë Agata Buzek, Nikolla Prendi, Kristaq Pilo, Ksawery Szlenkier dhe Daniel Olbrychski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.