☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.44 ▼0.31%
ARI 4,028 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,159 ▼ -0.18% ETH $2,323 ▼ -0.53% XRP $1.3008 ▲ +0.25% SOL $100.9500 ▼ -0.49%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.44 ▼0.31 % ARI 4,028 ▼0.27 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.44 ▼0.31 % ARI 4,028 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Ademi: OBRM-PDUKM po dikton emrat e ministrave shqiptarë

Rikonstruimi i paralajmëruar i Qeverisë ka nxitur reagime të opozitës. Sekretari gjeneral i BDI-së, Arbër Ademi, tha se VLEN nuk ka fuqi politike në ekzekutiv dhe pretendoi se emrat e ministrave shqiptarë po diktohen nga OBRM-PDUKM, duke përmendur edhe emrin e Jeton Shasivarit.

“Me rikonstruim pa rikonstruim VLEN në Qeveri nuk ka takat. Janë pa takat, nuk kanë potencë, vet e thonë vet e promovojnë. Nuk e kanë mbështetjen e popullit por janë aty për të realizuar interesat e dikjut tjetër. Unë dëgjoj se OBRM-PDUKM propozon edhe emra të ministrave shqiptarë të cilët vijnë nga VLEN. VLEN nuk i propozon. Një prej tyre Jeton Shasivari me insistim ta Karakamishevës dhe OBRM-PDUKM-së”, tha Arbër Ademi.

Ndërkohë, LSDM e cilësoi rikonstruimin si “zëvendësim të Kurtos me Murton”, duke vlerësuar se ndryshimi i disa ministrave nuk do të sjellë asnjë përmirësim për qytetarët.

“Në koalicionin e tenderëve nuk ndryshon asgjë thelbësore. Teatri është i njëjtë, aktorët janë të njëjtë.

Politikat e vjetra mbeten, praktikat e vjetra vazhdojnë, ndërsa emrat e rinj janë vetëm ambalazh i ri për të njëjtën qeverisje të pasuksesshme dhe të korruptuar, e cila vazhdon të prodhojë skandale të reja, tenderë të rinj kriminalë dhe zhgënjime të reja për qytetarët”, thotë LSDM.

Reagimet e opozitës vijnë në prag të zyrtarizimit të rikonstruimit të Qeverisë, i cili pritet të finalizohet gjatë mbrëmjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.