☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.31 ▼0.44%
ARI 4,025 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,908 ▼ -0.61% ETH $2,312 ▼ -1.18% XRP $1.2902 ▼ -0.7% SOL $100.4100 ▼ -1.18%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.31 ▼0.44 % ARI 4,025 ▼0.34 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.31 ▼0.44 % ARI 4,025 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Afati i ri i ankesave në Supreme për rezultatin: Kandidatët e PDK-së nuk heqin dorë

Dy kandidatëve të PDK-së për deputetë, brenda dy javësh iu refuzuan hiç më pak se tri ankesa lidhur me rezultatin zgjedhor, dy herë nga PZAP, e njëherë nga Supremja.

Por, përkundër refuzimit të vazhdueshëm, Bekim Haxhiu e Qëndrim Kryeziu, vazhdojnë të mos heqin dorë nga kërkesa për rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së.

Kryeziu, të premten planifikon që bashkë me ankesën, Gjykatës Supreme, t’ia ofrojë edhe një dokument të ri.

“Ky është një dokument që e ka fshehur KQZ, në të cilin evidentohen mbi 500 vota dallim të PDK-së. Prandaj, duhet një rinumërim i plotë”, ka thënë Kryeziu.

Të njëjtin dokument, paralajmëron se do ta bashkëngjisë në ankesë edhe Bekim Haxhiu, i cili po ashtu të premten do t’i drejtohet Supremes.

“Dokumenti paraqet të dhëna të reja, të cilat e dëshmojnë atë për të cilën insistojmë ne”, ka thënë haxhiu.

Ndërkohë, kur afati për dorëzim të ankesave është drejtë fundit, deri tani, Supremja nuk ka pranuar ankesa të tjera.

“Ju njoftojmë se deri më tani nuk është pranuar asnjë ankesë ndaj vendimeve të PZAP-së pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit”

Megjithatë, edhe subjektet tjera politike apo kandidatët, kanë kohë veç deri të premten pasdite për dorëzim të ankesave. Pastaj, Supremja, i ka edhe tri ditë kohë për trajtim të rasteve, gjë e cila do t’i hapte rrugë certifikimit të rezultatit zgjedhor, i cili është parashikuar të ndodhë më së largu më 6 korrik./Dukagjini/

– YouTube youtu.be

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.