☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 13 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 74.35 ▲4.12%
ARI 4,071 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $62,602 ▼ -2.24% ETH $1,771 ▼ -2.06% XRP $1.0727 ▼ -2.41% SOL $75.8300 ▼ -1.71%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 74.35 ▲4.12 % ARI 4,071 ▼1.03 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 74.35 ▲4.12 % ARI 4,071 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
13 Jul 2026
Breaking
Rajoni

Ahmeti për Kathimerini: Anëtarësimi në NATO ul tensionet ndëretnike

aliDerisa ka zgjatur konflikti në Kumanovë mes një grupi të armatosur dhe forcave policore, ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, tani kryetar i BDI-së Ali Ahmeti, ka negociuar me këtë grup të strehuar në Kumanovë.

Ata kanë kërkuar nga Ahmeti që të ndërmjetësojë dhe më pas të largohen, por ai ju ka thënë se duhet të dorëzohen. Kështu e ka nisur tekstin e vet, gazeta greke “Katimerini” duke përcjell bisedën e kreut integrist Ali Ahmeti, dedikuar zhvillimeve të fundit në Maqedoni. Gazetari grek me përvojë Stavors Ximas, ka marrë përgjigje madje nga kryetari i BDI-së Ahmeti se nuk ekzistojnë plane për Shqipëri të Madhe, ndërsa kur Maqedonia do bëhet anëtare e NATO-s, atëherë do ulen tensionet.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se ndodhitë në Kumanovë janë rezultat i pasigurisë rreth ardhmërisë euroatlantike të vendit dhe kjo u jep mundësinë apo justifikimin disa grupeve të shkaktojnë incidente.
 “Ndodhitë në Kumanovë duhet të rishqyrtohen me pjesëmarrje të organizatave ndërkombëtare, ndoshta edhe të NATO-s”, ka thënë Ahmeti për gazetën greke “Katimerini”.
 I pyetur nëse incidenti mund të reflektohet në marrëdhëniet ndëretnik, pra midis dy bashkësive etnike në vend, Ahmeti me përgjigje:  “Jam i bindur se tensionet do të ulen sapo Shkupi të bëhet anëtare fuqiplotë e NATO-s. Pasiguria  dhe mungesa e paqartësisë në integrimet si dhe në përkushtimin e qëllimeve strategjike, shkaktojnë pasiguri edhe tek shqiptarët. Ftoj vendet fqinje të marrin parasysh stabilitetin në rajon dhe të kontribuojnë në paqen dhe sigurinë me konstruktivitet mbi gjitha çështjet e hapura…”, ka thënë Ahmeti.
 Madje lideri i BDI-së Ahmeti ka thënë se Shqipëria e Madhe nuk është projekt i shqiptarëve.
“I jemi përkushtuar Evropës së madhe me kryeqytetin e Brukselit, ku të gjithë, shqiptarë, grek, serb, gjerman dhe të tjerë do të jetojmë mirë”, ka sqaruar Ahmeti, duke shtuar se të gjithë duhet të angazhohen në zgjidhje politike, të vazhdohet me reformat rekomanduar nga KE dhe të intensifikohet dialogu me Athinën që të hapet rruga për paqe të përhershme, stabilitet dhe siguri, jo vetëm këtu por edhe në gjithë Ballkanin perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.