☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.12 ▲1.22%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,926 ▲ +1.07% ETH $2,355 ▲ +1.41% XRP $1.3376 ▲ +2.8% SOL $101.6900 ▲ +1.08%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Akses i lehtë dhe më shumë siguri për vizitorët e Kalasë së Lezhës

Falë rikonstruksionit të plotë të strukturës lidhëse mes parkingut dhe rrugës që të çon drejt Kalasë së Lezhës, vizitorët do të kenë akses më të sigurt dhe më të lehtë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përcolli në rrjetet sociale pamje nga pasarela e re.

“Ura prej druri, e ndërtuar shumë vite më parë, ishte amortizuar plotësisht, ndaj u realizua një pasarelë e re, më solide dhe funksionale, me strukturë mbajtëse metalike dhe dysheme druri”, sqaroi ministri Gonxhja, duke e cilësuar këtë ndërhyrje si, një hap të rëndësishëm për ta bërë trashëgiminë tonë kulturore më të aksesueshme, më të sigurt dhe më mikpritëse për të gjithë.

Ndërhyrja përmirëson sigurinë e vizitorëve, lehtëson aksesin edhe për personat me aftësi të kufizuara, duke shmangur shkallët e strukturës së mëparshme, si dhe kontribuon në mbrojtjen e strukturave arkeologjike të nekropolit lindor të Lezhës, që ruhen në këtë pjesë të territorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.