☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,792 ▲ +0.31% ETH $2,688 ▲ +0.74% XRP $1.4865 ▲ +0.09% SOL $119.7100 ▲ +0.94%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
04 Tet 2026
Breaking
roze

Aksident gjatë xhirimeve të “Wednesday”, Eva Green dërgohet me urgjencë në spital

Aktorja franceze Eva Green është dërguar me urgjencë në spital pasi pësoi një aksident gjatë xhirimeve të sezonit të tretë të serialit të Netflix, “Wednesday”.

Sipas raportimeve të mediave britanike, 45-vjeçarja, e njohur për rolin e Vesper Lynd në filmin “Casino Royale”, u lëndua në këmbë gjatë xhirimeve pranë Dublinit, në Irlandë.

Burime pranë produksionit kanë bërë të ditur se incidenti ishte serioz dhe se xhirimet u ndërprenë përkohësisht.

“Ishte një aksident i rëndë. Eva kishte dhimbje të forta dhe producentët nuk donin të rrezikonin. Mjekët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe ajo u transportua në spital për trajtim,” tha një burim për The Sun.

Sipas të njëjtit burim, aktorja ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe tashmë po rikuperohet mirë. Ndërkohë, xhirimet e serialit kanë rifilluar gjatë këtij muaji.

Eva Green do të debutojë në sezonin e tretë të “Wednesday”, i cili sjell edhe emra të rinj në kast, përfshirë Lena Headey, James Lance, Andrew McCarthy, Winona Ryder, Noah Taylor, Oscar Morgan, Kennedy Moyer dhe Chris Sarandon.

Seriali, me protagoniste Jenna Ortega në rolin e Wednesday Addams, mbetet një nga prodhimet më të suksesshme të Netflix. Sezoni i tretë është në fazën e xhirimeve dhe ende nuk ka një datë zyrtare publikimi.

Deri më tani, përfaqësuesit e Eva Green dhe Netflix nuk kanë komentuar mbi incidentin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.