☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.86 ▼0.9%
ARI 4,065 ▲0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,327 ▲ +0.44% ETH $2,360 ▲ +0.31% XRP $1.3257 ▼ -0.34% SOL $102.3900 ▲ +1.01%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.86 ▼0.9 % ARI 4,065 ▲0.33 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.86 ▼0.9 % ARI 4,065 ▲0.33 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, 4 viktima

Një aksident tragjik me 4 të vdekur (3 femra dhe një mashkull) ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, kalimi përgjatë së cilës u bllokua për disa orë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 04.15, në afërsi të Sukthit, kur dy automjete të tipit “Mercedes Benz” që lëviznin përballë njëri-tjetrit me shpejtësi janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy drejtuesve të tyre, si dhe dy pasagjereve.
Automjeti me targa AA694IL, në pronësi të një 23-vjeçareje nga Saranda, studente në Tiranë (me inicialet G.SH.), ku ndodheshin 3 vajzat, po udhëtonte në drejtim të Durrësit, kur është përplasur me automjetin me targa AA 979GV, i drejtuar nga 36-vjeçari Dashnor Deliallisi, që lëvizte përballë tyre në drejtim të Maminasit. Drejtimi i mjetit në kahun e gabuar të lëvizjes nga Deliallisi dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin mjetet ka qenë fatale për katër personat që ndodheshin në to.
Mjetet janë shkatërruar plotësisht dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat nga automjetet përkatëse. Nga hetimet e para dyshohet se mjeti ku udhëtonin vajzat drejtohej nga studentja nga Saranda, ndërsa nga dokumentat e gjetura në mjet dyshohet se mes viktimave është dhe një 33-vjeçare me inicialet I.B., banuese në Tiranë.
Burimet policore bëjnë të ditur se priten veprimet e mëtejshme dhe ardhja e familjarëve për të konfirmuar identitetet e tri vajzave që humbën jetën në këtë aksident të rëndë rrugor, ndërsa është rikthyer qarkullimi normal në autostradë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.