☁️
Tiranë 29°C · Vranët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.43 ▲0.44%
ARI 4,409 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,311 ▲ +0.22% ETH $1,916 ▲ +0.94% XRP $1.0036 ▲ +0.77% SOL $77.0400 ▲ +1.34%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.43 ▲0.44 % ARI 4,409 ▼0.27 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.43 ▲0.44 % ARI 4,409 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Kosova

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 vetura përplasen mes tyre – disa të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të autostradës “Ibrahim Rugova”, pranë pikës kufitare në Morinë.

Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë shtatë persona kanë mbetur të lënduar, raporton topchannel.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, mes të lënduarve janë edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë në muajin e shtatë. Të gjithë të lënduarit janë transportuar me autoambulanca për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për t’u ofruar ndihmë të lënduarve dhe për të normalizuar situatën.

Për shkak të aksidentit, njëra korsi e autostradës, në drejtimin Prizren–Morinë, është bllokuar, duke shkaktuar kolona të gjata automjetesh dhe vonesa në qarkullim. Policia po e menaxhon trafikun dhe u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë mundësi, ta shmangin këtë segment rrugor ose të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Policia e Kosovës pritet të japë më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.