🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 16 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,076 ▲ +0.06% ETH $1,882 ▼ -0.01% XRP $1.0005 ▼ -0.01% SOL $75.3100 ▼ -0.25%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
16 Aug 2026
Breaking
Kronika

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka evidentuar një rritje të fushatave phishing dhe smishing që synojnë klientët e bankave në Shqipëri.

Sipas AKSK-së, mashtruesit përdorin emrin, logon dhe identitetin vizual të bankave për të dërguar SMS ose email që duken autentike. Përmes tyre, qytetarët nxiten të klikojnë në lidhje të dyshimta ose të japin të dhëna konfidenciale.

Mesazhet mund të pretendojnë se ka pasur aktivitet të pazakontë në llogari, se shërbimi është bllokuar apo se nevojitet konfirmimi urgjent i të dhënave. Qëllimi është marrja e kredencialeve bankare dhe të dhënave financiare.

AKSK u bën thirrje qytetarëve të mos ndajnë PIN-in, fjalëkalimet, kodet OTP apo të dhënat e kartës, të mos klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të verifikojnë çdo komunikim vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës.

Në rast se dyshohet se janë dhënë të dhëna sensitive, qytetarët këshillohen të kontaktojnë menjëherë bankën.

Njoftimi i plotë

Kujdes nga tentativat e mashtrimit që përdorin identitetin e bankave

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka evidentuar një rritje të fushatave phishing dhe smishing që synojnë klientët e bankave në Shqipëri.

Në këto raste, aktorë keqdashës përdorin emrin, logon dhe identitetin vizual të institucioneve bankare për të dërguar SMS ose email që duken autentike. Përmes tyre, qytetarët nxiten të veprojnë menjëherë, duke klikuar në lidhje mashtruese ose duke ndarë të dhëna konfidenciale.

Mesazhet shpesh përmbajnë pretendime për:

▪️ aktivitet të pazakontë në llogari;

▪️ bllokim ose pezullim të shërbimit;

▪️ nevojë urgjente për konfirmimin e të dhënave.

Qëllimi i tyre është përvetësimi i kredencialeve bankare dhe i të dhënave financiare.

AKSK rekomandon:

✔️ Mos u besoni mesazheve që kërkojnë veprim të menjëhershëm ose krijojnë ndjesinë e urgjencës.

✔️ Mos ndani asnjëherë PIN-in, fjalëkalimin, kodin OTP apo të dhënat e kartës përmes SMS-ve, email-eve ose telefonatave.

✔️ Verifikoni çdo komunikim vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës suaj.

✔️ Kontrolloni me kujdes adresën e faqes (URL) përpara se të klikoni në një lidhje.

✔️ Nëse dyshoni se keni dhënë të dhëna sensitive, kontaktoni menjëherë bankën dhe ndiqni udhëzimet e saj.

Siguria e të dhënave financiare fillon me kujdesin ndaj çdo komunikimi të dyshimtë. Përpara se të klikoni ose të ndani informacion, ndaloni dhe verifikoni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.