☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 94.94 ▼6.84%
ARI 4,436 ▲0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $77,774 ▲ +1.69% ETH $2,490 ▲ +1.82% XRP $1.3257 ▲ +1.9% SOL $105.9600 ▲ +5.92%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 94.94 ▼6.84 % ARI 4,436 ▲0.82 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 94.94 ▼6.84 % ARI 4,436 ▲0.82 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Kronika

Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ për buxhetin e vitit 2026, i cili parashikon një paketë masash me fokus mbështetjen sociale, shëndetësinë dhe sipërmarrjen.

Në podakstin e tij “Flasim”, Rama deklaroi se bonusi për pensionistët nuk lidhet me fushata elektorale, por është rezultat i rritjes së të ardhurave në ekonomi. Sipas tij, çdo e ardhur shtesë e krijuar nga performanca ekonomike po rikthehet në mbështetje për qytetarët, veçanërisht pensionistët dhe shtresat në nevojë.

“Ekonomia po rritet përtej parashikimeve dhe kjo na ka dhënë mundësinë të ndajmë më shumë me njerëzit që kanë nevojë. Çdo qindarkë shtesë po shkon te pensionistët dhe te shtresat më në nevojë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se akti normativ parashikon edhe 15 milionë euro shtesë për barnat e pacientëve në Onkologjik, rritje pagash për mjekët e urgjencës, zgjerimin e garancisë sovrane për Programin Kombëtar të Ndërmarrjeve, si dhe dyfishimin e mbështetjes financiare për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me aftësi të veçanta.

Një tjetër masë e njoftuar lidhet me programin “Startup Albania”, fondi i të cilit është dyfishuar nga 3 në 6 milionë euro. Rama tha se vendimi u mor pas rritjes së ndjeshme të interesit, me numrin e aplikimeve që ka kaluar nga më pak se 100 në mbi 1 200.

Gjatë deklaratës, kryeministri komentoi edhe protestat e zhvilluara në vend, duke theksuar se qeveria dëgjon shqetësimet e qytetarëve, por dallon, sipas tij, mes kërkesave reale dhe përpjekjeve për tension politik.

“Ka qytetarë me halle reale, por ka edhe një shtresë tjetër që kërkon të krijojë konfuzion dhe tensione. Ne dimë të dallojmë se kë duhet të dëgjojmë”, deklaroi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.