☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 07 July 2026
S&P 500 7,537 ▲0.72%
DOW 53,056 ▲0.29%
NASDAQ 26,121 ▲1.12%
NAFTA 68.66 ▲0.16%
ARI 4,176 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
₿ CRYPTO
BTC $64,342 ▲ +1.79% ETH $1,813 ▲ +1.21% XRP $1.1522 ▲ +0.38% SOL $82.6300 ▲ +0.84%
S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 68.66 ▲0.16 % ARI 4,176 ▲0.2 % S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 68.66 ▲0.16 % ARI 4,176 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
07 Jul 2026
Breaking
Politika

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Aktori dhe regjisori Hervin Çuli, një nga mbështetësit e protestës që prej ditëve të para, vlerëson se lëvizja qytetare ka ndryshuar drejtim dhe se tashmë është marrë në dorë nga Partia Demokratike. Këto deklarata ai i bëri gjatë emisionit Albania News Cast me gazetarin Arbër Hitaj, ku u përball në debat me aktivisten Etleva Merko.

Hervin Çuli: Kam frikë se protesta e kreu misionin e saj. Është marrë në dorë tashmë nga Partia Demokratike dhe një protestë që merret peng nga një forcë politike humbet frymën qytetare. Dhjetë ditët e para ishin ndër gjërat më të bukura që kemi parë, por tani rrezikon të dekompozohet.

Merko e kundërshtoi këtë qëndrim, duke theksuar se protesta vijon të mbetet një lëvizje qytetare dhe nuk kontrollohet nga partitë politike.

Pjesë e debatit u bënë edhe incidentet e ndodhura jashtë Parlamentit, ku deputetë u goditën me vezë dhe miell. Çuli ngriti pikëpyetje për mënyrën se si, sipas tij, u trajtuan deputetë të ndryshëm, duke përmendur rastet e Erion Braçes dhe Gjin Gjonit.

Hervin Çuli: Erjon Braçe është një nga deputetët që, duam s’duam, ka qenë ndër më pak të përfolurit për gjithçka. Ndërkohë ai goditet me vezë, ndërsa Gjin Gjoni përqafohet. Ka diçka që nuk shkon.

Merko e mohoi se kishte pasur trajtim të ndryshëm për deputetët e mazhorancës dhe opozitës, duke thënë se protestuesit reaguan ndaj të gjithë parlamentarëve.

Etleva Merko: Absolutisht jo. Kjo nuk është e vërtetë, sepse atë ditë kanë dalë edhe deputetë të opozitës dhe një pjesë e mirë e tyre janë kthyer përsëri mbrapsht, pasi qytetarët i godisnin me vezë dhe me miell. Pra, nuk ka pasur që deputeti i PD-së të mos goditej dhe ai i PS-së të goditej. Janë goditur të gjithë ata që janë pjesë e atij Parlamenti dhe qytetarët, me një zë, kanë thënë se ai është ‘Parlamenti i krimit’. Kështu që nuk ka sesi të ndodhte ndryshe.

Debati u ndal edhe te e ardhmja e protestës. Sipas Çulit, kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit nuk mjafton dhe protesta duhet të artikulojë objektiva konkrete, si ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe reforma të tjera institucionale. Ndërsa Merko këmbënguli se lëvizja do të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e kushteve për një qeveri teknike, pasi, sipas saj, qytetarët nuk pranojnë më të përfaqësohen nga e njëjta klasë politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.