☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.12 ▲1.22%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,926 ▲ +1.07% ETH $2,355 ▲ +1.41% XRP $1.3376 ▲ +2.8% SOL $101.6900 ▲ +1.08%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Aldo Shllaku, kompozitori i filmave të Hollywood-it në TKOB

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Kombëtar të Operës e Baletit, u interpretuan kolonat zanore të filmave të Hollywood-it të kompozuara nga kompozitori shqiptar Aldo Shllaku.

Krijimet e Aldo Shllaku, të cilat kanë shoqëruar disa prej filmave më të njohur të Hollywood-it, morën jetë në skenën e TKOBAP-së përmes interpretimit të Orkestrës Simfonike dhe Korit të TKOBAP-së.
Nën dirigjimin e vetë kompozitorit, publiku përjetoi një mbrëmje të veçantë vere, ku muzika që ka emocionuar miliona spektatorë në mbarë botën u interpretua me mjeshtëri, duke krijuar një atmosferë plot emocion.

Me pjesëmarrjen e artistes Ayana Haviv në vokal dhe Jeff Hoeppner në tastierë, koncerti solli në Tiranë tingujt e kinemasë botërore, duke dëshmuar se muzika e filmit ka fuqinë të kapërcejë kufijtë dhe të bashkojë publikun përmes emocioneve të përbashkëta.

Aldo Shllaku konsiderohet një nga kompozitorët shqiptarë më të njohur në fushën e muzikës së filmit në arenën ndërkombëtare. Karriera e tij është e lidhur kryesisht me industrinë ndërkombëtare të filmit. Shllaku ka kompozuar kolonat zanore të dhjetëra filmave, sipas IMDb. Muzika e tij karakterizohet nga ndërthurja e elementeve orkestrale me tinguj modernë dhe është vlerësuar për aftësinë për të mbështetur narrativën filmike.

Në filmat, muzikën e të cilëve e ka kompozuar Shllaku, interpretojnë aktorë si De Niro, Morgan Freeman, Tommy Lee Jones, Jean-Claude Van Damme, John Travolta, Brendan Fraser etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.