☁️
Tiranë 12°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,506 ▲ +1.05% ETH $2,254 ▲ +0.74% XRP $1.2509 ▲ +0.09% SOL $95.6700 ▲ +0.49%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Altin Kryeziu humbi jetën në krye të detyrës, Gjini e Çitaku ngushëllojnë familjen

Vdekja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, ka sjellë reagime të shumta nga figura politike, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe kolegët e tij.

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Kryeziut, duke theksuar se ai ishte nga Bubaveci i Malishevës dhe se humbi jetën pas plagëve të marra në aksidentin e ndodhur gjatë kryerjes së detyrës.

“Dhimbja për Altinin na bashkon të gjithëve. Kujtimi dhe respekti për shërbimin e tij do të jenë të përjetshëm”, ka shkruar Gjini.

Edhe Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për vdekjen e policit të ri.

Ajo ka thënë se Kryeziu humbi jetën në krye të detyrës, duke e cilësuar rastin si humbje të rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.

“Një jetë e re e këputur shumë herët. Një djalë që kishte zgjedhur t’i shërbente vendit dhe qytetarëve të tij, iku pikërisht duke e kryer detyrën që kishte marrë përsipër me nder”, ka shkruar Çitaku.

Në fund, ajo i ka shprehur ngushëllime familjes Kryeziu dhe të gjithë atyre që e njohën policin e ndjerë.

“Pusho në paqe, Altin. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjes dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e njohën”, ka përfunduar Çitaku.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 16 gushtit, ku përveç zyrtarit policor, të lënduar kanë qenë edhe katër persona të tjerë. Në aksident ishin të përfshirë katër automjete./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.