☁️
Tiranë 22°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,697 ▼ -1.48% ETH $2,369 ▼ -1.75% XRP $1.2840 ▼ -2.69% SOL $101.4300 ▼ -3.32%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Politika

Amnistia penale, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, ulje dënimi për 869 të tjerë

Amnistia penale do të miratohet sot më 18 qershor në parlamentin e Shqipërisë.

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, në një deklaratë për mediat përpara nisjes së seancës dha edhe shifra, sesa persona përfitojnë nga amnistia penale.

Gogu dhe njëherë nënvizoi se nuk amnistohen persona që janë hetuar apo hetohen nga SPAK.

“Nuk do të përfitojë asnjë person që është hetuar apo hetohet nga ana e SPAK”, deklaroi ministri Gogu.

Sot në parlament pritet që të miratohet amnistia penale. Ndërsa, në rendin e ditës janë edhe katër interpelanca me ministra të qeverisë.

Pak ditë më parë, Komisioni i Ligjeve kaloi për miratim amnistinë. Projektligji kërkon 84 vota për t’u miratuar në seancë, por kryetari socialist i komisionit të ligjeve Ulsi Manja kërkoi dhe kontributin e opozitës për të pasur nje mbështetje unanime.

Me hyrjen në fuqi te amnistisë lirohen menjëherë gratë që u kanë mbetur deri në 4 vite burg dhe burrat që u kanë mbetur deri në 3 vite, pavarësisht dënimit fillestar.

Me përjashtim të veprave të rënda penale, përfitojnë gjithashtu gratë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë 18 vjeç ose më të vegjël kur kanë kryer veprën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.