☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,755 ▼ -0.14% ETH $2,230 ▼ -0.31% XRP $1.1546 ▼ -0.65% SOL $89.0900 ▼ -0.78%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

AMP aksion në Sarandë, hetime për policët e përfshirë në ndërtime pa leje

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion sot në 15 maj në Sarandë, Ksamil dhe zonat e tjera.

Bëhet fjalë për hetime në lidhje me përfshirjen e efektivëve të policisë në favorizime, sa i përket ndërtimeve pa leje.

Siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, priten arrestime në Komisariatin e Sarandës.

Vetëm dy ditë më parë më 13 maj, me kërkesë të Prokurorisë së Sarandës u sekuestrua një sipërfaqe pa leje e një hoteli.

“Me kërkesë tê Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos masa ‘Sekuestro preventive’ për sipërfaqen me përmasa 22.9 m x 13.4 m x 3.5 m, ndërtuar mbi tarracën e objektit ekzistues i emërtuar si “Hotel Oasis”, 6  kate në lagjjen nr. 1, Bashkia Sarandë, në emër të shtetasit A.P”, njoftonte Prokuroria.

Ndërtimet ishin kryer nga 2025 deri në 2026.

“Veprimet ndërtimore rezultojnë të jenë kryer në mënyrë graduale, të paktën nga periudha para datës 12.05.2025 dhe në vijim deri më 31.03.2026 datë në të cilën gjatë inspektimit të ekspertit u konstatua se objekti kishte arritur fazë të avancuar përfundimi, përfshirë fasadën e jashtme dhe vetratat në pjesën ballore”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.