☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 74.59 ▼1.66%
ARI 4,213 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $65,100 ▲ +1.45% ETH $1,765 ▲ +2.14% XRP $1.1546 ▲ +0.93% SOL $74.4000 ▲ +0.84%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 74.59 ▼1.66 % ARI 4,213 ▼0.77 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 74.59 ▼1.66 % ARI 4,213 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Politika

Analisti tregon grupet që fshihen pas protestave në Shqipëri

Analisti Arben Meçe deklaroi në “News Line” në ABC News se protestat kundër investimit në Zvërnec janë ndikuar nga faktorë të jashtëm dhe janë shoqëruar me një fushatë të organizuar manipulimi në rrjetet sociale.

Sipas Meçes, protesta e parë në Zvërnec ishte e organizuar nga grupe me lidhje greke, ndërsa protestuesit janë bërë pre edhe e manipulimeve serbe përmes asaj që ai e cilësoi si “luftë kibernetike”.

Ai pretendoi se ekzistojnë qendra jashtë Shqipërisë, të cilat sipas tij, po ndikojnë në përhapjen e informacionit të rremë.

Duke analizuar pjesëmarrësit në protesta, Meçe i ndau ata në disa grupe: aktivistë të lidhur me interesa greke, mbrojtës idealistë të mjedisit, përfaqësues të partive opozitare dhe grupe që, sipas tij, synojnë destabilizimin e vendit.

Ai përmendi Adriatik Lapajn, Arlind Qorin dhe Agron Shehajn si figura të pranishme në protestë, ndërsa akuzoi Sali Berishës se po e stimulon dhe po e shfrytëzon politikisht lëvizjen.

Sipas tij, në fund të kësaj përballjeje, përfitues do të jetë kryeministri Edi Rama dhe humbësi më i madh, Sali Berisha.

“Kemi thënë deri në organizim. Fjalët që ka thënë organizatori, ka thënë fjalë të sinqerta. Kam thënë për organizim. Dita e parë në Zvërnec ishte e organizuar nga grekët. Lufta kibernetike, kjo që po shohim tani është produktit i luftës kibernetike. Janë tre qendra, që kanë prodhuar këtë mekanizëm matematikor, ku çdo informacion që vjen kundër protestës bombardohet në mënyrën më maksimale. Këtë skemë nuk mund ta kemi në Shqipëri, por këto na çojnë në territore jashtë Shqipërisë. Kur e vërteta tentonte të thoshte gjysmën e saj, menjëherë ajo mbulohej dhe nuk dilte dot.

E vërteta do vonojë, por do të dalë.  Po dalin rezultatet e para të informacioneve të rreme. Protestuesit janë pre e manipulimeve serbe. Dy protesta e fundit u thanë se ishin e Diasporës? 100 makina ishin. Janë fotografuar kamionë që kanë ardhur nga Kosova, kanë hyrë nga Serbia. Ditën e parë, protestuesit i kam ndarë në tre grupe. Grupi i pari për mua ishte greku, e gjithë lëvizja greke. Nuk është vetëm Greqia, por në këtë rast është e lidhur drejtpërdrejt nga Greqia.

Po pranohet edhe nga organizatorët e saj. Grupi i dytë janë idealistë, ata që duan të mbrojnë me shpirt mjedisin. Grupi më i madh, që ishte më i madh dhe u bë prezent, ishte grupimi i partive opozitare. Pashë Adriatik Lapaj, i cili ka grupe militante, që janë normale. Ke Arlind Qorin që ka grupe të tilla, por edhe Agron Shehaj. Mbas tyre në hije ishte Sali Berisha. Janë grupimet e reja dhe militantë të PD. Grupi i fundit ka pasur një qellim: destabilizimin e vendit. Situatën po e shfrytëzon Saliu, Ai po e stimulon protestën.

Grupi i dytë nuk e ndjen veten të përfaqësuar. Pasi kjo protestë të përfundojë, ne do t’i kthehemi problematikave që ka grupi i dytë. Grupi i dytë është ai grupi i që qeveria duhet të merret me këtë shtresë.

Kjo është vala e tretë shkatërrimtare e Shqipërisë. Vala e parë ishte në vitet 90-91. Vala e dytë ka qenë 97 dhe kjo është vala e tretë, e cila është euforike, e cikla është euforike. Është krijuar një mendim se armiku i Shqipërisë është oligarkike. Është një protestë, e cila nuk prodhoi  një strukturë , sepse dirigjenti nuk e lejon. Në të gjithë këtë lëvizje fitimtarë do të dalë Rama, ndërsa humbësi më i madh do jetë Sali Berisha.

Kjo protestë e di kur ka përfunduar, ditën kur Parlamenti Evropian hodhi poshtë gjithë qëllimin e strukturave antishqiptare me amendamentin e parë, jo të dytin. I pari ishte synimi kryesor i kësaj protestë, që të bllokohet i investimit në Shqipëri. PE miratoi një amendament tjetër. PE ishte mbledhur  për të miratuar progres-raportit për vitin 2025. Ky amendamenti ishte në favor te zhvillimit të Shqipërisë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.