☁️
Tiranë 8°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.61 ▼0.5%
ARI 3,960 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,193 ▲ +0.16% ETH $2,270 ▲ +0.65% XRP $1.2553 ▲ +0.4% SOL $92.2500 ▼ -0.02%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.61 ▼0.5 % ARI 3,960 ▲0.49 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.61 ▼0.5 % ARI 3,960 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Boterori

Ancelotti bën autokritikë: Do të bëjmë një Botëror të mirë, titullin ta jep skuadra dhe jo individi

Trajneri Carlo Ancelotti e di që kombëtarja e Brazilit duhet të përmirësohet për të synuar trofeun e Kupës së Botës. Italiani pranon se kundër Marokut luajtën një pjesë të parë të dobët dhe një të dytë mesatare, ndaj ai është gati të rrisë nivelin e përgjithshëm të ekipit në ndeshjen kundër Haitit.

“Nuk luajtëm një ndeshje të mirë, e dimë këtë, u angazhuam në autokritikë dhe e pranojmë atë të të tjerëve, për sa kohë që është konstruktive. Ka presion, kjo është normale, por edhe besim të madh, të paktën nga ana ime. Jam i sigurt se skuadra ime do të bëjë mirë në këtë Kupë Bote, nuk kam dyshime”, tha Ancelotti.

Më tej, trajneri italian sqaroi: “E kam thënë dhe do ta përsëris, nuk e fiton Kupën e Botës në ndeshjen e parë. Do të ketë disa ndryshime, kjo është normale pas një ndeshjeje si ajo kundër Marokut. Por asgjë serioze, pa dështime.”

“Nuk dua një ekip me vetëm një identitet, dua një ekip që mund të bëjë shumë gjëra: të mbrohet ulët, të bëjë presion lart, të jetë kompakt, të sulmojë me shumë lojtarë. Nuk do të shihni kurrë një Brazil të stërvitur nga unë me vetëm një identitet, kjo nuk është ajo që kërkoj“, tha Ancelotti.

“Nuk mendoj se ky do të jetë një Botëror yjesh, do të jetë një Kupë Bote skuadrash dhe me intensitet të madh. Kam parë ekipe kombëtare që luajnë ndeshje shumë të ndryshme dhe kjo është arsyeja pse nuk mendoj se yjet do të vendosin këtë Kupë Bote“, tha Ancelotti.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.