☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,242 ▲ +1.03% ETH $2,275 ▲ +1.37% XRP $1.2538 ▲ +0.67% SOL $95.8000 ▲ +0.29%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

ANKARA – Rutte prezanton tri projekte shumëkombëshe të mbrojtjes

ANKARA, 7 korrik /ATSH-AA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi tri iniciativa të reja të mbrojtjes, ndërsa Aleanca nisi samitin e saj të vitit 2026 me një forum të industrisë së mbrojtjes, i fokusuar në rritjen e prokurimit të përbashkët dhe bashkëpunimit industrial.

Duke folur në Forumin e Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s, aktiviteti i parë zyrtar i samitit dyditor në Ankara, Rutte prezantoi projekte që synojnë zgjerimin e kapaciteteve aleate në transportin ajror, inteligjencë dhe mbikëqyrje.

Nisma e parë është një program shumëkombësh modernizimi i përqendruar në avionët transportues “Airbus A400M” dhe flotën “Airbus A330 Multi Role Tanker Transport” (MRTT).

“Shumë aleatë po njoftojnë zyrtarisht dorëzimin e ardhshëm të avionëve shtesë ‘Airbus A330 MRTT’”, tha Rutte, duke e përshkruar projektin si një hap drejt forcimit të kapaciteteve strategjike të NATO-s për transport ajror dhe furnizim me karburant.

Ai gjithashtu njoftoi një projekt të përbashkët prokurimi për avionët pa pilot “MQ-4C Triton” për të përmirësuar kapacitetet e Aleancës në inteligjencë, mbikëqyrje dhe zbulim (ISR).

“Këta avionë shtesë do të ofrojnë mbikëqyrje të vazhdueshme mbi zona të mëdha detare”, tha ai.

Njoftimi i tretë i Rutte u fokusua në zëvendësimin e flotës së vjetëruar të Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror (AWACS) të NATO-s.

Aleatët e NATO-s do të blejnë së bashku deri në 10 avionë suedezë të mbikëqyrjes Saab GlobalEye për të zëvendësuar avionët e vjetëruar “Boeing E-3A Sentry AWACS” të prodhimit amerikan të Aleancës.

Samiti i NATO-s vazhdon deri të mërkurën, ndërsa liderët aleatë do të diskutojnë investimet në mbrojtje, mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe përpjekjet për zgjerimin e bazës industriale të mbrojtjes së Aleancës.​​​​​​​​​​​​​​/  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.