☁️
Tiranë 17°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,894 ▼ -0.09% ETH $2,236 ▼ -0.43% XRP $1.1602 ▼ -0.93% SOL $89.1900 ▼ -0.85%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Apeli i GJKKO ndryshon pjesërisht vendimin për sekuestrimet e pasurive në dosjen e AKSHI-t

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar pjesërisht vendimin e shkallës së parë lidhur me sekuestrimet preventive të vendosura në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.

Sipas vendimit të zbardhur më 2 qershor 2026, gjyqtari Florjan Kalaja shqyrtoi ankimimet e paraqitura nga disa persona nën hetim dhe subjekte private, duke vendosur heqjen e sekuestros për një pjesë të llogarive bankare, aseteve të kompanive dhe një pasurie të paluajtshme.

Në bazë të vendimit, janë liruar nga bllokimi:

Asetet e një shoqërie të lidhur me Gëzim Hoxhën, me vlerë 123.6 milionë lekë;

Shuma prej 410.5 milionë lekësh dhe 94.4 milionë lekësh të lidhura me dy subjekte të ndryshme të Andis Papës;

Asetet e kompanisë së Elision Jorgjit, me vlerë 100.8 milionë lekë;

Një apartament në Tiranë i lidhur me Ergys Agasin.

Ndërkohë, Apeli ka lënë në fuqi pjesën tjetër të vendimit të datës 20 prill 2026, duke mbajtur në sekuestro pasuri dhe asete të tjera që janë objekt i hetimit.

Mes tyre mbeten të bllokuara edhe pasuritë e ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, si dhe asetet e Ermal Beqiri, për të cilat gjykata nuk ka ndryshuar masën e sekuestros preventive të kërkuar nga SPAK.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.