☁️
Tiranë 15°C · Vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 92.73 ▼1.08%
ARI 4,191 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $82,080 ▼ -2.21% ETH $2,451 ▼ -3.71% XRP $1.3461 ▼ -4.44% SOL $104.5300 ▼ -6.48%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.73 ▼1.08 % ARI 4,191 ▲0 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.73 ▼1.08 % ARI 4,191 ▲0 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Konflikti SHBA - Iran

Arabia Saudite nis hetim për dështimet e mbrojtjes ajrore pas sulmeve të Huthi-t ndaj aeroportit të Riadit

Rijadi po heton se si dronët dhe raketat e Huthi-t arritën deri te aeroporti i kryeqytetit. Sipas gjetjeve paraprake, dronët i paraprinë raketave, ndërsa kokat luftarake manovruese vunë në vështirësi sistemet Patriot.

Arabia Saudite ka nisur një hetim për dështimet e sistemit të saj të mbrojtjes ajrore, pasi dronët dhe raketat e lëshuara nga Huthi-t e Jemenit arritën deri te aeroporti ndërkombëtar i Riadit në sulmet vdekjeprurëse të fundjavës, siç njofton Al Jazeera, duke cituar një raportim të agjencisë Associated Press.

Sipas dy zyrtarëve rajonalë që folën në kushte anonimiteti për AP-në, hetimi po përpiqet të sqarojë se si mjetet sulmuese të grupit jemenas depërtuan në hapësirën ajrore të mbretërisë dhe goditën aeroportin King Khalid, në sulmet që vranë të paktën 18 persona dhe plagosën qindra të tjerë. Aeroporti i kryeqytetit mbetet i mbyllur dhe operimet e tij janë pezulluar deri të shtunën.

Gjetjet paraprake të hetimit, sipas të njëjtit raportim, tregojnë se përpara raketave balistike dhe atyre kruiz kishin mbërritur dronë, ndërsa kokat luftarake manovruese të raketave i vunë në vështirësi serioze sistemet amerikane Patriot, mbi të cilat mbështetet mbrojtja ajrore saudite. Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu pse nuk pati paralajmërim më të hershëm, ndonëse mjetet sulmuese përshkruan një fluturim prej më shumë se 1,000 kilometrash përpara se të arrinin objektivin.

Sulmet ndaj aeroportit të Riadit janë më vdekjeprurëset në territorin saudit prej vitesh dhe kanë ngritur pikëpyetje të forta mbi aftësinë e mbretërisë për të mbrojtur infrastrukturën e saj civile, në një kohë kur luftimet mes koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Huthi-ve të mbështetur nga Irani po përshkallëzohen në Jemen dhe përreth ngushticave strategjike të rajonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.