🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 99.10 ▼0.37%
ARI 4,042 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,330 ▼ -3.87% ETH $2,385 ▼ -4.16% XRP $1.3067 ▼ -4.94% SOL $103.5000 ▼ -3.88%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.10 ▼0.37 % ARI 4,042 ▼0.45 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.10 ▼0.37 % ARI 4,042 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
23 Tet 2026
Breaking
Nga Facebook

Arben Duka:Kot e paskemi votuar PS, kur situata qenka katastrofike!

Në pikun e vapës,
Njeriu i Gjatë,
po na bën kërdinë,
mbi administratë!

Duket se po ndodh,
çudi e çudive,
kur po imponon,
dorëheqje masive!

Nëse kohë përpara,
qe bërë deti kos,
gjithë vendi po futet,
tani-në kaos!

Rama s’po i ndan,
tonet dramatike,
se gjendja qenka,
krejt katastrofike!

S’e kuptoj përse,
Rama fitoi zgjedhjet,
gjersa janë shtuar,
zhvatjet edhe vjedhjet?!

Po shkojnë kovë pusi,
të liqtë e të mirët,
a ka ndonjë ligj,
që i mbron fakirët!

Përmbi kasaphanën,
që po ndodh në verë,
shërbimi civil,
a ka ndonjë vlerë?!

Ç’është gjithë kjo ngutje,
o kryeministër,
që ke marrë revanin,
si kalë pa kapistër?!

Po duhet që Ramës,
dikush t’i thotë:”Ndal!.”,
që të heqi dorë,
nga gjithë ky skandal!

Gjithë administrata,
panik edhe frikë,
me tone funebre,
vjen gjithë kjo muzikë!

Vërtet po jetojmë,
një kohë shumë të keqe,
gjersa që të gjithë,
po rrinë lepe-peqe!

Mirë Erdoganit,
ju bë një grusht shteti,
“udhëheqësin” tonë,
ç’vetëtimë e gjeti?!

Me këto që shkruaj,
mos ju vijë çudi,
se këtu po ndodh,
m’u si në Turqi!

Dhe nuk reziston,
as edhe një burrë,
njëlloj si të ishim,
në një diktaturë!

Kur kemi një shtet,
kaq të degraduar,
fare kot PS-në,
e kemi votuar!

Kot kemi votuar,
për Mandat të Dytë,
sepse Rama vetes,
keq po ja nxjerr sytë!

Kundër diktaturës,
njerëz rezistoni,
për të dhënë dorëheqjen,
mos u impononi!

Për të dhënë dorëheqjen,
mos u impononi,
sepse mbas kësaj,
dot asgjë s’kërkoni!

Gjersa sindikata,
këtu s’ekziston,
po s’u mbrojtët vetë,
nuk ka kush u mbron!

Rama po ju fton,
në një harakir,
dhe ju bëri tok,
të liq e të mirë!

ARBEN DUKA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.