☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 90.34 ▲1.07%
ARI 4,189 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,726 ▲ +0.35% ETH $2,684 ▲ +0.15% XRP $1.4890 ▼ -0.22% SOL $118.0200 ▼ -0.56%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.34 ▲1.07 % ARI 4,189 ▲0.22 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.34 ▲1.07 % ARI 4,189 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Kronika

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

Në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, është diskutuar mbi draftin për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, me ndryshime thelbësore që lidhen me paraburgimet dhe të drejtat e të hetuarit përballë gabimit apo abuzimit të shtetit.

Ish-prokurori Ervin Karanxha i cilësoi këto ndryshime si një zhvillim pozitiv, pasi sipas tij, masa e sigurisë së ‘arrestit me burg’ është përdorur të tepruar në Shqipëri.

Karanxha theksoi se Shqipëria është bërë objekt diskutimi në Këshillin e Europës dhe shumë organe të tjera ndërkombëtare, përfshi Gjykatën e Strasburgut, lidhur me çështjen e përdorimit të tepruar të paraburgimit.

Sipas ish-prokurorit Karanxha, me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, roli i avokatit fuqizohet në raport me atë të prokurorëve.
“Shikojmë një zhvillim pozitiv, sepse siç e kemi diskutuar shpesh, në parim flitet që masa e sigurimit ‘arrest me burg’ në Shqipëri është tepruar. Shqipëria është bërë objekt diskutimi në Këshillin e Europës dhe shumë organe të tjera, përfshi edhe Gjykatën e Strasburgut. Tani po bëhet një ndryshim dhe e quajmë pozitiv në parim. Ka edhe gjëra që duhen parë. Diçka pozitive është që edhe avokatët mund të bëjnë hetime. Me kodin e sotëm nuk bën dot veprime. Ti i bën kërkesë organit procedues dhe në 99% të rasteve është refuzim kërkese. Me ndryshimet e fundit, përshembull në rastin e Agasit, mund të paraqesin dëshmitarë të tjerë. Pra avokati paraqet prova”, tha mes të tjerash ish-prokurori Karanxha.

Nga ana tjetër, edhe avokati Përparim Caca gjatë fjalës së tij i cilësoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale si pozitive, pavarësisht se ai theksoi se do të ishte më mirë një kod totalisht i ri, sesa ndryshime të një pjese të tij.
Caca shtoi se ndryshimet në Kod i japin një goditje kulturës abuzive të mënyrës sesi kryhet një procedim penal. Ai tregoi edhe disa nga ndryshimet kyçe, që favorizojnë të drejtat e të pandehurit, në raport me organet e hetimit.
“Me ndryshimet e kodit të procedurës, Prokuroria, hetuesit, OPGJ-të, do të duhet të vrapojnë pak. Në të gjitha aspektet, qoftë edhe në aspektin procedurial. Sepse ato ndryshime, unë do të kisha qenë për një kod të ri të procedurës penale, jo me këto arnimet. Përsa i përket këtij fakti unë mendoj se këto ndryshime i japin një goditje një kulture abuzive të mënyrës sesi kryhej një procedim penal. Kemi parë shumë raste që ka të pandehur që në sallën e gjyqit deklarojnë se e kanë dhënë një dëshmi në kushtet realisht të presionit. Tashmë jo. Do jetë audio-vizive. Është një moment shumë i rëndësishëm procedurial. Kjo është një risi pozitive. Pse them i jep fund një praktike abuzive. Sepse gjithmonë personi që merret lihet në një dhomë në të gjitha komisariatet e vendit. Në atë dhomë ka të drejtë organi, që në rastin konkret Policia, që të bëjnë një përgjim ambiental. Nëse ata kryejnë biseda me njëri-tjetrin, në padijeni të plotë, nëse dilte nga këto biseda diçka kompromentuese, lajmërohej prokurori dhe bëhej sikur ishte marrë më herët leja për përgjim. Tani duhet të marrësh leje në Gjykatë për përgjimin”, tha mes të tjerash Caca.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.