☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.20 ▼1.53%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $81,230 ▲ +1.38% ETH $2,362 ▲ +1.97% XRP $1.3287 ▲ +2.56% SOL $101.7200 ▲ +0.98%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

Arrestohen 3 ish-punonjës të Hipotekës për falsifikim dokumentesh

Tre ish-punonjës të Hipotekës në Lezhë u arrestuan sot pasi akuzohen për veprat penale “Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre”. Policia nisi procedimin penal për tre të tjerë, ndërsa u shpall në kërkim një noter.

Shtatë ish-punonjësit akuzohen pasi në vitin 2006, dyshohet se kanë falsifikuar dokumentacionin e një sipërfaqeje prej 15 mijë metrash katrorë, tokë arë, duke e kaluar pronësinë e saj nga personat me iniciale L.M., Gj.M. dhe F.M. në favor të shtetit, e më pas në pronësi të dy të tjerëve me inicialet N.P. dhe P.C, regjistrimi i së cilës është bërë në ZVRPP-në e Kurbinit.

U deshën 3 muaj hetime me metoda speciale që Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Kurbinit, të ndalonte shtetasit : Haxhi Lika, 59 vjeç, banues në Rubik Mirditë, ish-kryetar i Komisionit të Tokës, Ndue Gega, 52 vjeç, banues në Lezhë, inxhinier topograf,  ish-specialist në ZVRPP Kurbin dhe Halit Ajazi,  51 vjeç, banues në Laç Kurbin, ish-përgjegjës i Sektorit të administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës Kurbin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.