⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,717 ▲0.52%
DOW 52,313 ▼0.09%
NASDAQ 26,463 ▲1.12%
NAFTA 99.97 ▼1.76%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,626 ▲ +0.26% ETH $2,350 ▲ +0.86% XRP $1.3219 ▲ +1.79% SOL $101.0800 ▼ -0.54%
S&P 500 7,717 ▲0.52 % DOW 52,313 ▼0.09 % NASDAQ 26,463 ▲1.12 % NAFTA 99.97 ▼1.76 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,717 ▲0.52 % DOW 52,313 ▼0.09 % NASDAQ 26,463 ▲1.12 % NAFTA 99.97 ▼1.76 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

Arrestohen 8 pronarë biznesesh për vjedhje të energjisë elektrike

Policia e Shtetit gjatë kësaj jave ka evidentuar 29 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, teksa ka arrestuar 8 persona në flagrancë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, gjatë kësaj jave blutë dhe OSHEE kanë vepruar përmes 70 grupeve të punës, të cilat kanë kryer kontrolle në 3 897 abonentë, ku evidentuan 29 raste të vjedhjes apo lidhjes së energjisë elektrike në rrugë të paligjshme dhe si rrjedhojë kanë arrestuar dhe 8 persona, që janë pronarë biznesesh.

Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 2.167 lidhje të abonentëve debitorë dhe 29 lidhje të paligjshme. Gjithashtu, janë kontrolluar 87 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.